U luajtën mbrëmjen e sotme 4 takimet e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Italia dhe Spanja nuk kanë falur teksa kanë siguruar 2 fiture të rëndësishme. Të kaltrit e Mançinit mposhtën me rezultatin 1-2 Finlandën duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve. Imobile dhe Zhorzhinjo ishin autoret e golave për Italinë, teksa për vendasit realizoi Puki.
Spanja ka bërë detyrën në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-0 modestët e Ishujve Faroe, në një takim që foli i gjithi për iberikët. Dopietat e Rodrigo dhe Alkaser i siguruan fitoren kombëtares spanjolle që ashtu si Italia udhëheq grupin me pikë të plota.
Një rezultat surprizë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Greqia i ka surprizuar të gjithë, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lihtenshtejnit, duke konfirmuar kështu krizën që është duke kaluar.
Në 6 takime kombëtarja helene ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë, teksa kualifikimi në Europian është thuajse i pamundur. Sifda tjetër mes Suedisë dhe Norvegjisë, përfundoi në barazim 1-1.
REZULTATET:
FINLANDË – ITALI 1-2
Puki 72′ (p) / Imobile 59′, Zhorzhinjo 79′ (p)
SPANJË – ISHUJT FAROE 4-0
Rodrigo 14′ , 50′, Alkaser 90′ , 90+2′
GREQI-LIHTENSHTEJN 1-1
SUEDI-NORVEGJI 1-1
Forsberg 60′ / Johansen 45′