Franca mundi mbrëmjen e djeshme 4-1 Shqipërinë, ndërsa para ndeshjes ka ndodhur një incident që ka shkaktuar shumë debat.
Organizatorët e ndeshjes nuk vendosën himnin shqiptar, por në vendin e tij u lançua himni e Andores, çka solli një kaos në stadium, pasi lojtarët kuqezinj refuzuan të nisnin lojën deri sa gabimi u korigjua.
Reagimet për atë rast ishin të shumta, ndërsa edhe pala franceze e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar falje. Mes tyre është edhe ylli i ekipit të “gjelave” Antuan Griezmann, i cili ka dalë hapur në krah të shqiptarëve.
Ai u shpreh:
U befasuam shumë. Fillimisht, nuk e dinim se çfarë po ndodhte, nuk po e kuptonim dot. Por, kjo është diçka që nuk duhet të përsëritet. Edhe neve do të na lëndonte njësoj po të ndodhte kjo gjë”.