Nesër në orën 10-të parashikohet që presidenti Ilir Meta të jetë përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar.
Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor për t’u pyetur si i dyshuar për shkelje të Kushtetutës për anulimin e datës së zgjedhjeve. Mësohet se në këtë përballje, presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë.
Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve.