Dalin detaje të reja në lidhje me biznesmenin turk, Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur ditën e sotme në ujërat shqiptare.
Mësohet se Yavuz mund të jetë vrarë ose mbytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.
53-vjeçari është një biznesmen mjaft i famshëm në Turqi dhe së fundmi kishte ardhur për pushime në bregdetin shqiptar. Më parë ai kishte qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.