osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama i shtriu dorën, Basha sinjale dialogu për Reformën Zgjedhore: Edhe ne e kemi prioritet

Rama i shtriu dorën, Basha sinjale dialogu për Reformën Zgjedhore: Edhe ne e kemi prioritet

Raporti i OSBE-se për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Shqipëri riktheu edhe njëherë debatin e fortë mes palëve, teksa dy palët e lexojnë si fitore, por bashkohen te rekomandimi i misionit se tani duhet të fokusohen të reforma zgjedhore, e cila duhet të miratohet sa më shpejt. Pas raportit, kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog dhe bashkëpunim edhe opozitës jashtë parlamentare për reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu e bashkepunimi, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë” tha kreu i qeverisë.

Pas kërkesës së kryeministrit Rama për dialog dhe bashkëpunim erdhi reagimi i Lulzim Bashës, i cili në gjithë fjalimin e tij foli për raportin e OSBE-së, por në fund dha shenjat bashkëpunimi. Lideri demokrat në fund të fjalimit të tij theksoi se reforma zgjedhore është prioriteti i menjëhershëm i opozitës. “Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë. Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm” tha Basha.

Por ku ka mbetur puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore? Ky komision pas largimit të opozitës PD-LSI nga Kuvendi bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Rudina Hajdari nga opozita e re, kryetare e grupit demokrat në parlament. Komisioni përbëhet nga anëtarë socialistë dhe deputetë të opozitës së re. Por shumica socialiste, pavarësisht se PD-ja nuk është pjesë e komisionit me përfaqësues të saj, i ka lënë të drejtën e vetos për të vendosur për sistemin e ri zgjedhor, por edhe cështje të tjera. Afati i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore është deri në datë 28 Nëntor.

Në datë 25 maj të këtij viti Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it. Brenda 30 Shtatorit parashikohet që të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit. Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike dhe brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor. Por palët janë ende larg një marrëveshje, edhe pse sinjalet e para janë për një bashkëpunim të mundshëm. Pas miratimit të reformës në drejtësi, reforma zgjedhore duket se është objektivi kryesor tashmë edhe i ndërkombëtarëve, që po këmbëngulin fuqishëm për miratimin e kësaj reforme.

d.ba./Shqiptarja.com