Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka marrë pjesë në takimin e Gymnich në Helsinki, ku ka zhvilluar disa takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë.
Cakaj shkruan se gjatë takimeve ka marrë mbështetjen e plotë të ministrave të Sllovenisë, Rumanisë, Çekisë, Kroacisë, Danimarkës dhe Sekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë.
‘Gjatë pjesëmarrjes në takimin Gymnich në Helsinki, zhvilluam edhe një varg takimesh dypalëshe me kolegë të vendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Rumanisë, Çekisë, Kroacisë, Danimarkës dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë konfirmuan mbështetjen e tyre madhore për një vendim pozitiv në tetor.
Shqipëria mbetet e përkushtuar në punën e saj të pakursyer për të shndërruar vlerësimin pozitiv teknik të Komisionit në vullnet afirmativ politik të Këshillit’, shkruan Gent Cakaj.