Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar rolin e Presidentit Ilir Meta, përgjatë kësaj krize politike.
“Unë kam qenë një nga deputetët që kam firmosur dhe votuar për Metën si president. Isha i bindur se do të ishte mbi palët dhe do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej në BE. Natyra politike nuk e lejoj të dilte mbi palët. Ai pa familjen e tij politike, që e ka dhe si pronë private në hall dhe pasi nuk i beson bashkëshortes, kërkon të nxjerr qerren e tij nga balta”, ka thën Bushati i ftuar në Tv Report.
Sipas tij, ata si Parti Socialiste e provuam dhe më datë 30 qershor se kemi votat tona tradicionale dhe sot po të ketë zgjedhje do fitonim bindshëm”, tha Bushati.
“Ne duam të ndërtojmë një makineri edhe më të mirë. Duam që pavarësisht se si të jetë koha, apo rruga, ai që është në krye të fitoj garën. Ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm të futemi në zgjedhje sipas frymës së ligjit dhe kushtetutës. Edhe me opozitën tradicionale po të futenim në garë ne do fitonim sërish. Puna jonë elektorale është e përditshme, jo vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve. Forca e një strukture elektorale është të mos ndikohet nga ato që ndodhin”, tha Bushati./CNA.al