Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nderim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në datë 15 korrik të vitit 2016.
Ditën e vendosjes së memorialit u zhvillua një marshim që nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vazhdoi në kodrat e Liqenit, ku është vendosur memoriali.
I pranishëm mes përfaqësuesve turq, ka qenë edhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Ardian Mazniku, por edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.
Vendosja e memorialit turk në Tiranë shkaktoi debate të shumta, reagime në rrjete sociale dhe u cilësua si një provokim për shqiptarët. Për më tepër shoqëria civile organizoi edhe një protestë për heqjen e këtij memoriali.
Por, e çuditshme ishte fakti se personi që nuk bëri asnjë reagim ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha u kthye në “memec” për këtë akt të prodhuar nga Qeveria dhe Bashkia, të cilët kanë lejuar ndërtimin e një memorali skandaloz.
Por, mëngjesin e ditës së djeshme, u raportua se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar gjatë natës memorialin dhe kanë thyer një pjesë të tij.
Ndërkohë, pas këtij sulmi, në BW u publikua një video, ku një person mbulon memorialin, si të ishte një objekt i “shenjtë”.
Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, personi që mbulon memorialin turk, është Lida Sinani asistentja personale e Odeta Malajt, një nga eksponentet kryesore në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit.
Pra, kunati i Bashës mbulon memorialin turk, duke treguar qartë bashkëpunimin dhe për më tepër duke shpjeguar edhe heshtjen e kreut të PD-së në lidhje me këtë skandal.
Kujtojmë këtu se Lulzim Basha jo vetëm nuk reagoi për vendosjen e memorialit dhe për më tepër në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe Kreshnik Çollaku, i cili në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se mori pjesë si përfaqësues i PD-së.
“Në ceremoni kam marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë. Dita e 15 korrikut për Turqinë është shpallur dite zyrtare, dhe kjo e kategorizon si detyrim zyrtar respektimin e asaj date në marrëdhëniet ndërshtetërore. PD si të gjitha vendet demokratike në botë nga ShBA, BE etj e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi.”-shkruante ndër të tjera Çollaku.
Por, lidhjet e Bashës me Turqit dhe Erdogan nuk fillojnë nga biznesmeni Ekim Alptekin, për të cilin CNA.al ka raportuar edhe më parë.
Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.
Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.
Foto më poshtë tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe “kurorën apo bekimin” e martesës ia jep Lulzim Basha.
Biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale ka kërkuar arrestimin e tij.
Për më tepër, Alptekin, i cili ndodhet në arrati, akuzohet se ka bërë komplote për të lobuar në mënyrë të paligjshme zyrtarët e qeverisë amerikane dhe ka bërë deklarata të rreme ndaj hetuesve të FBI-së.
Ekim Alptekin, njeriu i hetuar nga FBI për disa punë të pista të Erdoganit në SHBA, duket të jetë dhe garantuesi i heshtjes dhe bekimit të Bashës për memorialin./ CNA.al