Atletja kampione e vendit tonë, Luiza Gega, ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar.
Në tapetin e Berlinit, në pistën e stadiumit legjendar, “Olympiastadion” ajo theu rekordin kombëtar, që mbahej po nga vetë Luiza Gega.
“ISTAF Berlin, (IAAF Ëorld Challenge), 2000 m me pengesa – 6:00.07,” theksoi ajo, lidhur me rekordin që vendoi sot.
“Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës sime sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë”, konfirmoi pas suksesit, atletja Luisa Gega.
‘Mezi pres të filloj përgatitjet për Kampionatin Botëror “Doha 2019”, shtoi ajo.
Kampionati Botëror fillon 26 ditë më vonë, ndërsa ajo me këto paraqitje shihet si shpresa e madhe e Shqipërisë, në Olimpiadën e ardhshme, Tokio 2020. /a.m/NOA.al