Teksa inspektoi punimet në konviktet studentore të qytetit të Korçës, kryeministri Rama vëzhgoi dhe ecurinë e punimeve në rrugën hyrëse të Bashkisë së Maliqit.
Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu dhe ish-ministri Niko Peleshi.
Topçiu paraqiti ecurinë e punimeve të rrugës në hyrje të Maliqit. Aksi është i gjatë 1.1 km, ndërkohë që po në të dy krahët e rrugëve po vendosen kangjella.
Rruga do të lidhet dhe me Pyllin e Fazanit.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/506508903251432/?t=34