osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A gëzon Fondi Besa mbështetjen e LSI-së?! Kreu i saj, kandidat kryesor i Metës për kryetar të KLSH

A gëzon Fondi Besa mbështetjen e LSI-së?! Kreu i saj, kandidat kryesor i Metës për kryetar të KLSH

Rriten akoma dhe më tepër dyshimet mbi veprimtarinë e Fondit Besa në vend. Pak ditë më parë shpërtheu një skandal i madh në një prej filialeve të tij, pasi një grup punonjësesh përfituan rreth 3.7 milionë euro nga skema e mashtrimit me kreditë. Por nga dosja e prokurorisë ka treguar se të përfshirë janë dhe persona të njohur. Drejtoresha e degës, e cila u arrestua nga policia, është vajza e tezes e një gazetari të njohur në vend, i cili mban qëndrime pro LSI. Madje vetë personi në fjalë kishte dhënë mijëra euro në formë fajde.

Kjo pasi drejtoresha në fjalë po mundohej të mblidhte para për të mbuluar batërdinë e mashtrimit. Pra duket se kemi emra të njohur që kanë dalë në skenë. Por një element tjetër është se kreu i fondit, Bajram Muça është në listën e kandidatëve të presidentit Ilir Meta. Kur presidenti hapi garën, Muça ishte ndër të parët që lakohej dhe gazeta ishte e para që e deklaroi disa herë. Pra duket se kemi dy lidhje të forta mes LSI dhe Fondit Besa. Por duhet theksuar se Fondi Besa ka pasur gjithmonë mbështetje politike. Gazeta do të tregojë se si gjatë 20 viteve ka marrë mbështetje nga të gjitha qeveritë. Fondi Besa u krijua nga Soros. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Ndërsa Fondi Besa u krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistroi ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, datë 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe, e cila mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Pra deri më tani kanë qenë dy emra, Sali Berisha dhe Pandeli Majko, pasi më 1999 ishte ky i fundit kryeministër. Fondacioni “Besa” filloi aktivitetin e tij në maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Në vitin 1999, me “Vendim Nr. 207, datë 28.4.1999, për ndarjen dhe ristrukturimin institucional të Fondit të Zhvillimit Shqiptar”, Kryeministri i atëhershëm Pandeli Majko mori vendim “Të transferojë veprimtarinë, asetet fikse në formë granti, fondin e kredisë në formën e blerjes, sipas termave të zbatuara nga Banka Botërore (Nëse pas një periudhe 4- vjeçare do të arrihet realizimi i të gjithë treguesve të përcaktuar në marrëveshje, ky fond do të kalojë si kontribut i qeverisë shqiptare, në formën e grantit në fondacionin “Besa”) nga departamenti i kredisë urbane të FZHSH-së të Fondacioni “Besa”, sipas marrëveshjes, që do të lidhet për këtë qëllim ndërmjet Ministrisë së Financave, FZHSH-së dhe fondacionit “Besa”. Forma dhe mënyra e monitorimit të treguesve përcaktohet në këtë marrëveshje”.

Përveç mbështetjes nga PS, Fondi Besa ka marr bekimin dhe të demokratëve. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Ndërkohë, mbështetje u dha dhe nga ish-guvernatori Ardian Fullani, i cili përmes manovrave bëri licencimin si institucion financiar jobankar. Pra duket se Besa ndër vite ka pasur mbështetje politike dhe shtrohet pyetja se nga kush mbështetet sot? /Kliti Topalli