Berisha shkruan në një postim në Facebook se, nafta në Gjermani është 33 cent më lirë se në Shqipëri, ndërsa rroga minimale 8 herë më e lartë në Gjermani se sa në Shqipëri.
Postimi i plotë i Berishës
33 cent me lire nafta ne Gjermani se ne Shqiperi.
8 here me e larte rroga minimale ne Gjermani se sa ne Shqiperi!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Zoti Berisha!
Jam F.G. nga Kukesi
Duke u kthy nga puna ne shtepi. U futa ne nji karburant per ta mbushur makinen me Diesel. Siq po shikon zoti Berisha dieseli ne Gjermani eshte 1.17 euro. Ne Shqiperi Zoti Berisha per afersisht shkon ne 1.50 euro. Domethen zoti Berisha 33 cent ma lire dieseli ne Gjermani. Kur rroga minimale ktu asht ne 1500 euro muaj. Ne Shqiperi pune pothuajse nuk ka fare dhe nafta kushton 33 cent ma shtrenjt.
Por ky denoncim është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata i kujtojnë çmimin e naftës kur ish-kryeministri ishte në pushtet.