Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e Elbasanit. Një çift turistësh izraelit të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një motor tip Honda janë përfshirë në përplasjen e dy mjeteve me njëri-tjetrin.
Michel Nin 31 vjeç dhe Nimrod Shwartz 30 vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Report Tv siguron video pak momente pas aksidentit në Elbasan ku u përplasën çifti i turistëve izraelitë. Nga video duket se gruaja ka mbetur e shtrirë në tokë ndërkohë që bashkëshorti i saj është marrë përpara nga mjetit ti Fuoristradë. Ai ka mbetur i bllokuar për disa momente poshtë mjetit dhe është nxjerrë më pas me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm të cilët kanë shtyrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ai është ngritur në këmbë menjëherë duke marrë drejtim drejt trupit të bashkëshortes e cila qëndronte akoma në gjendje të rëndë pak metra më tutje.
Mësohet se çifti izraelit janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor. Gjendja e gruas mësohet se është mjaft e rëndë.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.