“Çfarë di të bësh në jetë përveç se të harxhosh lekët e babit?” – “Të harxhoj të mamit”. Kjo përgjigje e Erik Fullanit dhënë në mediat socile, në profilin e tij në Instagram, risolli edhe një herë në vëmendje vjedhjen e Bankës së Shqipëri në vitin 2014, në kohën kur babai i tij, Ardian Fullani, ishte Guvernator i bankës së Shqipërisë. Veç komenteve indinjuese në rrjetet sociale, sulmin më të ashpër ndaj Erik Fullanit, e pati ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj.
Fjalë fyese dhe të rënda ndaj Erik Fullanit për babain dhe nënën e tij ish-gjyqtare për të cilën Ndocaj shprehet se është e korruptuar arsye për të cilën u largua nga sistemi gjyqësor duke shmangur vettingun.
Vetë Erik Fullani nuk i ka kapërdirë dot këto komente. Ish-deputeti Ndocaj thotë se ka marrë një telefonatë në numrin e tij nga Erik Fullani, ku thotë se ai e ka kërcënuar.
“Ju besohet mua jo, ky është numri i djalit të Fullanit që pasi kanë vjedhë si familje edhe lekët e mia, familjes time dhe njerëzve të mi në bankën e Shqipërisë (jo të Fullanit), një përqindje të paktën, po ka kurajë të telefonojë dhe të trashë zanin ky njeri i pa vlerë e i pa shpresë , të intimidojë (të paktën u mundu) një ish deputet të Republikës së Shqipërisë, Sekretarin e Përgjithshëm të ADK dhe një mirditor që dhe jerganin për një plesht. Unë shpresoj që ai të reflektojë se as me trimëri as me kërcënim s’ja del as ti djalosh as rraca jote janë mundu trima ma të mëdhenj se ti. Është mundu Edi Rama, është mundu Ilir Meta e shumë këlysh bastardësh të tjerë. Drejtësia do ju terheki zvarrë Fullanin e çdo hajdut e kriminel e tradhtar që kanë vjedh e shkatërruar ekonominë e Shqipërisë të ardhmen e rinisë së ndershme në këto 29 vite”, – shkruan Ndocaj teksa poston në Instagram foto nga telefonata me numrin e Erik Fullanit.
Nuk është mjaftuar me kaq. Ndocaj ka publikuar më tej një tjetër status, sërish me një gjuhë të rëndë ndaj Erik Fullanit, veçanërisht prindërve të tij. Ndocaj thotë Arjana Fullani, bashkëshortja gjyqtare e ish-Guvernatorit, ka dhënë vendime abuzive kur ka qenë gjyqtare. Përmend aty rastin e Ilir Metës, dhe të 21 janarit, ku zbulon se një nga të vrarët, Aleks Nika, ishte mik i tij.
“Ky këlyshi Fullani që fshin djersët me paratë tona dhe han bukën e mëkatit të të atit ish-Guvernaor të Bankës së Shqipërisë, një hajdut ordiner bashkë me bashkëshorten që ishte gjykatëse një e korruptuar ku vetingu e skualifikoi, dhe që nxori zotin Ilir Meta të pafajshëm kur u kap me bllok në dorë duke vjedh shqiptaret, dhe u vranë 4 djem nënash më 21 janar një ndër ato edhe vëllai e miku im Aleks Nika, ky këlyshi bastard që tentoi të bahet trim duke më telefonuar që pse merrem me këto parazitë të Shqipërisë që i duhen prerë veshët për këtë që të dallohet raca e qelbur. Këtë trimin unë e njoh qëkur ishte qurrashi i vogël dhe shokët e tij e thërrasin me pseudonimin e frikshëm BOLE, po po BOLE e thërrasin”, shkruan Ndocaj.
Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u largua nga sistemi i drejtësisë, duke mos pranuar të shërbejë në Gjykatën e Apelit. Në 30 prill të 2018, ajo i dërgoi një shkresë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku njoftonte se ka filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit, duke shmangur kështu procesin e vettingut.
Erik Fullani shpesh është pjesë e lajmeve të showbizzit shqiptar për vetë jetën lukzose që ai bën dhe që e shfaq në mediat sociale.