Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka ironizuar të gjithë zërat nga PD-ja që kanë vlerësuar Ditmir Bushatin, si një mendim ndryshe nga PS-ja. Ajo rikthehet pas në kohën kur ishte kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, gjë për të cilën shprehet se përfaqësues nga selia blu iu kundërvunë, madje edhe deklaruan se është blerë nga kryeministri Edi Rama.
Madje me ironi, në vazhdën e atyre akuzave nga selia blu, ajo ngre pyetjen nëse kjo mbrojtje që po i bëhet Bushatit dhe akuzat e këtij të fundit kundër Ramës, a tregojnë se është blerë nga PD-ja. “Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike”, shkruan Hajdari.