osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet raporti nga ISP, kush është prokurori që u penalizua për udhëtime jashtë shtetit, por që në fakt kishte shkuar në Tropojë

Zbardhet raporti nga ISP, kush është prokurori që u penalizua për udhëtime jashtë shtetit, por që në fakt kishte shkuar në Tropojë

Instituti i Studimeve Politike publikoi në raportin vlerësues për ecurinë e proçesit të Vettingut në periudhën 2018-2019, si dhe gabimet konceptuale të kryera nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Rasti ka të bëjë me penalizimin e padrejtë të Kryeprokurorit të Kavajës Artan Madani, ISP thekson se penalizimi i tij është kryer në perceptim totalisht të gabuar për udhëtimet ‘’jashtë shtetit’’. Nga të dhënat e konstatuara, Madani ka udhëtuar drejt Tropojës jo 26 herë, por 6-13 herë. Kjo pasi shumë udhëtarë shfrytëzojnë kalimin nga aksi Durrës-Kukës-Morinë drejt Tropojës për të reduktuar distancën, ecili për ccudinë e ONM, duhet të vlerësohet si udhëtim ‘’jashtë shtetit’’. ONM i ka llogaritur udhëtimet e Madanit drejt Tropojës, si ”udhëtime jashtë shtetit”.

Duke anashkaluar këtë fakt, ONM-ja apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Madanin, me argumentin se nuk justifikonte pasurinë e deklaruar.

Ekstrakt i raportit për Vettingut, 2018-2019:

3.15. KEQKUPTIMET “NDËRKOMBËTARE” DHE VETTINGU

Për të kuptuar problematikat që shpesh krijohen nga “të huajt” në drejtim të realitetit shqiptar, le të ilustrojmë rastin e subjektit të rivlerësimit A.M. Personit iu parashtrua nga vëzhguesi ndërkombëtar dyshimi serioz për fshehje të pasurisë mbi shpenzimet e 26 udhëtimeve të tij të kryeja jashtë shtetit me automjetin e tij. Kur lexon se një subjekt rivlerësimi ka udhëtuar 26 herë jashtë vendit me makinë çdo qytetar që e dëgjon, menjëherë mendon se kemi të bëjmë me një prej milionerëve të drejtësisë, pra me individ që bën jetë luksoze sa zgjedh të udhëtojë periodikisht jashtë shtetit.

Në Shqipëri ky përcaktim ka shpjegim tjetër. Kur lexon se me “jashtë shtetit” nënkuptohet pika e kalimit kufitar në Morinë (Kukës) dhe Qafë – Morinë (Tropojë) kushdo që e njeh Shqipërinë, e di se kemi të bëjmë me 6 deri në 13 udhëtime nga Tirana në Tropojë, por që për lehtësi udhëtimi prej më se një dekade çdo udhëtar shkurton kohën e udhëtimit për në Tropojë duke kaluar me makinë përmes Kosovës, pra nga “jashtë shtetit”. Ka raste kur në kufi ka katër kontrolle (dy për hyrje dhe dy për dalje) ose dy kontrolle. Pra, në thelb nuk kemi të bëjmë me 26 udhëtime jashtë shtetit, por me 6 deri në 13 udhëtime “brenda shtetit”,nga Tirana në Tropojë dhe anasjelltas!