osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nuk ka taksë të re për banesën

Nuk ka taksë të re për banesën

Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera shprehet për ATSH-në taksa për banesën nuk do të paguhet më kuotë fikse mbi metër katrorë, por 0.05% e vlerës së shtëpisë-

Nuk ka taksë të re për banesën, por ndryshim të përllogaritjes së saj nga një taksë me kuotë fikse mbi metër katrorë në 0.05% e vlerës së shtëpisë.

Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera u shpreh sot për ATSH-në se ndryshimi i përllogaritjes së saj, synon të jetë sa më real dhe të formalizojë këtë treg.

Deri dje të gjithë qytetarët paguante në mënyrë të njëjtë taksën e banesës, pavarësisht sipërfaqes së banesës që dispononte dhe vendndodhjes në qytet apo fshat, ndërsa me sistemin e ri, taksimi do të jetë i diferencuar progresiv, ku pasuritë me vlerë më të lartë do të taksohen më shumë se ato me vlerë më të ulët.

Kemi të bëjmë me ndryshim të mënyrës së përllogaritjes së taksës, krahas implementimit të ri të vlerës së taksës, ligji synon krijimin e kadastrës fiskale, pra të një regjistri të plotë dhe të saktë të gjithë pasurive të paluajtshme.

“Kjo reformë vjen në përgjigje dhe të kërkesës së vazhdueshme nga institucionet ndërkombëtare për zbatimin e taksës së banesës sipas standardeve bashkëkohore”, tha Lara.

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re që përcakton me detaje mënyrën e përllogaritjes, ndërkohë që po punohet për regjistrimin e kadastrës fiskale që do të jetë shumë shpejt gati.

Llogaritja e taksës sipas metodologjisë së re do të fillojë në 1 prill 2018. Kuptohet që vetëdeklarimi i tatimpaguesve do të jetë kryesor, por në mungesë të këtij deklarimi apo të dokumentacionit të nevojshëm për përcaktimin e vlerës, ne kemi vendosur si metodë alternative edhe çmimet referuese.

“Këto çmime i kemi përcaktuar për çdo qytet, në Tirane p.sh i kemi përcaktuar çmimet për 33 nënzonat dhe kemi përcaktuar metodiken e llogaritjes edhe për zona të tjera që nuk janë brenda Tiranës, (komunat) me një marzh ulje nga 30 deri 35%”, deklaroi Lera.