Në një intervistë për Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme (SFPA), Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut mund te marre nje date per negociatat, ndersa Shqiperia eshte ne pikepyetje pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe nuk po shkon drejt nje marreveshje e drejt dialogut.
“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në Samitin Evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti, duke shtuar se, teksa Emmanuel Macron kishte deklarata shumë kategorike për këtë çështje, duket se ai tashmë po i lehtëson ato.
Ndersa duke iu referuar Shqiperise, Kukan i jep nje shuplake te forte opozites, kur shprehet se data eshte ne pikepyetje per ne pasi PD-LSI ka bojkotuar Kuvendin dhe nuk ulet ne tryezen e dialogut.
“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, theksoi ai, duke iu referuar refuzimit te PD-LSI ndaj fteses per dialog nga mazhoranca.