osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Saimir Vishaj: Në Gjykatën Kushtetuese duhet të emërohet ajka, njerëzit stepen të kandidojnë për shkak të kritereve

Saimir Vishaj: Në Gjykatën Kushtetuese duhet të emërohet ajka, njerëzit stepen të kandidojnë për shkak të kritereve

Avokati Saimir Vishaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Komisionit Monitorues për Ecurinë e Reformës në Drejtësi, komentoi dje procedurat për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se pjesë e kësaj gjykate duhet të jenë njerëzit më të mirë dhe të aftë të shoqërisë. Sipas tij, Shqipëria i ka burimet njerëzore, por njerëzit stepen të aplikojnë për shkak të kritereve që duhet të plotësojnë. Avokati pati edhe disa kritika për mënyrën sesi po bëhet procesi i vetingut.

Për Vishajn, nuk mund të nisësh një reformë të tillë kur nuk ke kapacitetet gati për t’i zëvendësuar të shkarkuarit. “Momentalisht sistemi i drejtësisë është jo-funksional. Me mungesën e Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese, është e pamundur të godasësh një vendim të Shkallës së Parë apo të Apelit. Nuk kemi kapacitetet e duhura për të zëvendësuar personat që nuk kaluan rivlerësimin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit apo në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Nuk e kuptoj se si u vendos të fillojmë një reformë pa gjetur më parë kapacitetet. Sheh me keqardhje që vetëm 3-4 persona kandidojnë për në Gjykatën Kushtetuese. Shumica e kandidatëve nuk i përmbushin kriteret. Gjykata Kushtetuese nuk është vend pune, jo gjithkush është i lirë për të vetëkandiduar. Subjektet e interesuar duhet të zgjohen që të çojmë ajkën, më të mirët. Gjykata Kushtetuese është themeli i drejtësisë, aty duhet të jenë konstitucionalistë të mirëfilltë, që kanë njohuri të së drejtës kushtetuese dhe publike. Ne kemi burime njerëzore, por njerëzit stepen për shkak të kritereve”, tha Saimir Vishaj. Ai nuk la pa komentuar as procedurat për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, për të cilin u shpreh pak pesimist. “Nëse duhet të plotësojmë vendet vakante sepse na thonë që SPAK duhet të ngrihet urgjentisht, po me të njëjtët individë që nuk kanë pasur kurajë të thërrasin asnjë President, apo Kryeministër, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, tha Saimir Vishaj. Nga ana tjetër, për avokatin, të shkarkuarit nga vetingu duhet të ndiqen penalisht. “Nuk mundesh që nga një anë t’u thuash se keni vënë pasuri kundër ligjit dhe nga ana tjetër ta gëzojnë këtë pasuri. Kjo nuk shkon. Nëse drejtësinë do ta shkëpusim nga politika, atëherë kemi fituar. Për aq kohë sa monitorohet nga BE dhe SHBA unë kam shpresë”, deklaroi Saimir Vishaj.