Neritan Sejamini, një nga këshilltarët më të afërt të kreut të Republikës së re, Lulzim Bashës, ai që dikur ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte si “këshilltari mizerabël”, sot ka sulmuar këtë të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Neritan Sejamini, edhe pse nuk ka përmendur direkt emrin e ish-kreut të PD-së, ka sulmuar Sali Berishën, liderin historik dhe kriminal të Partisë Demokratike.
Në postimin e tij, Sejamini shkruan se “Në mënyrë ironike, koncepti “bijtë e etërve”, të cilin artikulojnë me aq pasion shumë përfaqësues të PD-së si sulm ndaj qeveritarëve të sotëm është në fakt koncept totalitaro-komunist: nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës ekzistonte “krimi/faji për shkak të shoqërisë”—nëse dikush ishte “armik” apo “i keq”, e gjithë familja, i gjithë fisi ishte detyrimisht armik dhe i keq. Nën komunizëm kishte “klasa” dhe jo individë. Njësoj, nën nazizëm ekzistonte krimi racor, nëse i përkisje një race apo një gjaku të caktuar ishe kriminel.
Varfëria e ideve të së djathtës ka arritur në pikën sa huazojnë ide komuniste. Për të mos thënë se këto ide as nuk shpjegojnë fare realitetin kriminal-plaçkitës të qeverisjes së tanishme, por as nuk tingëllojnë të kuptueshme për shumicën e shoqërisë që tashmë nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me periudhën komuniste.”
Por, “bijtë e etërve” është termi që përdor ish komunisti Sali Berisha, në drejtim të eksponentëve të Partisë Socialiste që fatmirsisht kurrë nuk kanë qenë sekretar byroje të partisë.