Kryetari i “AGBV” (anëtari bashkimit të grupeve të spiunëve vullnetarë) Sali Berisha denoncoi në llogarinë e tij “Facebook” se ndaj djalit të deputetit socialist Spartak Braho është organizuar një atentat në Durrës, por që kjo tentativë ka dështuar. Ai tha se Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i saj.
Postimi i Berishës:
“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbpershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!”-shkruan Berisha.
Përmes një reagimi të dytë, Policia e Durrësit thekson se djali i Spartak Brahos, Arbër Braho është proceduar pasi ka goditur me sende të forta si shenjë hakmarrjeje për përplasjen e një dite më parë ndaj personave në fjalë, ku njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia për “kanosje me armë zjarri”.
Dy njoftimet e policisë:
Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal.
Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.