osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të pështirë akuzuesit! Nga helikopteri VIP 5 mln euro i Berishës te faturat 500 mln të Metës! Ja shpenzimet me paratë publike të zyrtarëve PD + LSI

Të pështirë akuzuesit! Nga helikopteri VIP 5 mln euro i Berishës te faturat 500 mln të Metës! Ja shpenzimet me paratë publike të zyrtarëve PD + LSI

Ditët e fundit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është vënë në qendër të spekulimeve mediatike, e tashmë edhe politike, mbi faturat e hotelit gjatë vizitave të saj zyrtare jashtë shtetit, që e akuzojnë atë për shpenzime të larta nga taksat publike. Sulmet ndaj Ministres Gjonaj, përveçse bazuar në disa konstatime sipërfaqësore, ringrejnë për diskutim një çështje: shpenzimin e parave publike nga zyrtarët shqiptarë per efekt pune jashte vendit.

Historia e jetës politike dhe qeveritare në Shqipëri, dëshmon se ata që sot bërtasin, duke kryqëzuar me spekulime për disa fatura hoteli Ministren Gjonaj, janë faktikisht, shpenzuesit më të mëdhenj të parave publike përmes udhëtimesh e dietash të përfituara nga detyrat publike, por edhe zhvatesit e medhenj per mobilime e orendi ne zyra me lukse te tepruara.

Mjafton të kthehemi pas në kohë, për të kuptuar se si njerëzit e Partisë Demokratike, e së fundmi edhe të LSI-së, kanë kryer shpenzime marramëndëse jo vetëm për fatura hotelesh, bileta avioni, apo karburant automjetesh, por edhe për blerje automjetesh luksoze apo mobilim zyrash.

Rekordin për shpenzimet marramëndëse e mban Ish Kryeminsitri Sali Berisha. Në vitin 2007, të dhënat tregojnë se ai ka shpenzuar 16 mijë euro për udhëtime. Në vitin 2008 ka shpenzuar 14 mijë euro, në vitin 2009 ka shpenzuar 22 mijë euro; në vitin 2010 plot 13 mijë euro, në vitin 2011 16 mijë euro, ndërsa në vitin 2012 plot 19 mijë euro.

Sipas Gazetës Shekulli, ish kryeministri Sali Berisha ka paguar plot 5.6 milion euro për një helikopter VIP. Rreth 450 mijë dollarë, Berisha shpenzoi për mobilimin e vilës qeveritare në Vlorë me orendi luksoze.

100 mijë dollarë u shpenzuan prej tij, vetëm për një ashensor në Kryeministri.

Berisha u përfshi gjithashtu në skandalin për blerjen e një makine Mercedes për 500 mijë euro. Pasi ky fond u hoq nga buxheti për emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore, vendimi u fshi nga regjistri online i vendimeve të Këshillit të Ministrave.

– Sipas të dhënave të “Open Data”, që kur Ilir Meta ka marrë detyrën, pra në vjeshtën e 2017 e deri më sot, janë shpenzuar nga Presidenca për udhëtime jashtë vendit 53,573,787 lekë të rinj, ose rreth 540 milionë lekë të vjetër.

Bëhet fjalë për 77 transaksione udhëtimi në vende të ndryshme të botës. Por numri më i lartë është për vitin 2018 dhe 2019. Në 2018 janë realizuar 44 transaksione thesari për bileta e likuidime kartash VISA, me vlerë totale 33,025,507 lekë.

-Ish Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli, shpenzoi 70 milionë lekë për dieta dhe udhëtime.
Janë 996.368.000 lekë të harxhuara nga Jozefina Topalli vetëm për bileta avioni.

– Në 20 shkurt të këtij viti, deputetët e PD-LSI, firmosën nga një deklaratë për ‘djegien’ e mandateve, ndërkohë që kishin nisur bojkotin e Kuvendit, megjithatë, sipas një dokumenti të Kuvendit për përfitimet e deputetëve, i siguruar nga Shqiptarja.com, gjatë muajt mars të këtij viti, 19 ish-deputetë të opozitës kanë përfituar dieta nga buxheti i Kuvendit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përfituar 37,625 lekë dieta në muajt mars 2019. Ndërkaq, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, 43,266 lekë ose rreth 400 USD dieta. Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i zgjedhur deputet në listat e Partisë Demokratike, rezulton se ka përfituar 4,000 lekë për shpenzime për karburant si dhe 1,700 lekë për shpenzime për telefon në muajin mas 2019.

Përpos dietave, mbulimit të shpenzimeve për karburant dhe telefon, çuditërisht, disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, kanë përfituar edhe pagesa për qira si dhe për fjetje në hotel.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, periudhë gjatë të cilës Partia Demokratike kishte braktisur jetën parlamentare për llogaritë e saj politike, duke nisur aksionin politik, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka përfituar 3 mijë lekë në formë rimbursimi për fjetje në hotel. Ndërsa, ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, gjatë muaji shkurt, ka përfituar 7 500 lekë për pasaportë diplomatike. Po gjatë kësaj periudhe, Nard Noka ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës.

Ish-deputetët që përfituan dieta në muajin mars 2019

Monika Kryemadhi, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mars 2019.

Petrit Vasili, LSI, 43,266 lekë dieta në muajin mas 2019.

Agron Çela, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.

Kejdi Mehmetaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Luan Rama, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Nard Ndoka, PD, 4,000 lekë shpenzime për karburant, 1,700 lekë për telefon në muajin mas 2019.

Dhurata Çupi, PD, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Vangjel Tavo, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.

Përparim Spahiu, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Edmond Haxhinasto, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Endrit Brahimllari, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Floida Kërpaçi , LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Nasip Naço, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.
Nora Malaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

– Gjatë këtyre dhjetë viteve, Lulzim Basha ka shpenzuar mesatarisht 15 milionë lekë çdo muaj për të udhëtuar drejt Amsterdamit çdo fundjavë, sipas llogarive me një çmim normal biletash.

Ose thënë ndryshe, 1 milionë e gjysëm Euro bileta, të cilat normalisht kanë dalë nga buxheti i tij familjar, por kjo ngre pyetjen se sa i pasur është Lulzim Basha që ka luksin të harxhojë 1,5 milionë Euro bileta udhëtimi dhe nga burojnë këto para…

– Ministri i Financave, Ridvan Bode, kontraktoi një firmë private për të ribërë nga e para zyrën e tij dhe të sekretarit të përgjithshëm me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra.

Ambientet e zyrës së ministrit kanë qenë në kushte tejet komode dhe të teknologjisë së fundit, duke ngritur kështu pikëpyetje se për çfarë shpenzohen nga buxheti i shtetit qindra milionë lekë, në një kohë kur vendi kishte emergjenca më të mëdha.

– Qeveria Berisha shpenzoi gjysmë miliardë lekë për të rikonstruktuar Vilën 1 në Vlorë, rezidencë qeveritare.

Kjo rezidencë, që ndodhet pak pasi kalohet tuneli i Vlorës, ka qenë në qendër të debateve të shumta si pasojë e vlerës së mobilimit të saj, aq më tepër në kushtet e krizës ekonomike që ka detyruar qeverinë të bëjë jo pak herë edhe shkurtime të investimeve të parashikuara në disa sektorë prioritarë për vendin.

Kryeministria reagoi duke thënë se vila nr.1 në Vlorë, nuk i përket Berishës, por zyrtarëve të shtetit, ndërsa nuk sqaroi shumën e shpenzimit prej 500 milionë lekësh.

– Ish-ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gllabëruan fondin prej 1.6 milionë USD të tenderit për zbukurimin e objekteve zyrtare dhe shesheve, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Procedurat e dyshimta dhe me shkelje të shumta ligjore, janë organizuar nga Ministria e Kulturës nën kujdesin e veçantë të ish-ministrit, Aldo Bumçi. Tenderat janë fituar nga të njëjtat kompani që kanë organizuar të gjitha koncertet festive të PD. Rreth 100 milionë lekë janë zhdukur, ndërsa shumë abuzime janë konstatuar në zbatimin e kontratës.