Një çift turistësh nga Hungaria kanë humbur pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit. Dyshohet se ata kanë humbur rrugën, ndërkohë policia njofton se automjeti që ata kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë. Turistët janë të moshave 35 dhe 40 vjeç. Ata kanë kërkuar ndihmë me anë të celularit, i cili më pas ka rezultuar i fikur.
Policia e Vlorës njofton se janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta për të bërë të mundur gjetjen e tyre.