osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhje problemit të shpronësimeve

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhje problemit të shpronësimeve

Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore që po ndërtohet në kryeqytet. Ndërtimi i saj jo vetëm lehtëson qarkullimin e automjeteve duke zgjidhur problemin e trafikut por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave pranë të cilave kalon.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan punimet që po bëhen në pjesën Lindore të Unazës së Madhe.

“Ecuria e punimeve në këtë pjesë të kantierit në Unazën Lindore të Jashtme të Tiranës është e kënaqshme. Gjatë periudhës së fundit, sidomos të verës, kompania ka punuar me cilësi edhe me ritëm të lartë të punimeve. Edhe pse kemi pasur problematikat e shpronësimit në disa pika kryesore të projektit ka vazhduar puna në pjesë të tjera të cilat janë të lira dhe front pune. Ndërkohë ARRSH-ja është duke punuar për të realizuar edhe marrjen e vendimit të qeverisë për shpronësimin e të gjithë këtyre banorëve”, bëri të ditur drejtoresha Qato.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre nuk është thjesht një investim i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit për automjetet por projekti përfshinë një sërë komponentësh duke parashikuar një rikualifikim të gjithë zonës pasi do të ketë hapësirë të dedikuar për qytetarët, trotuar, ndërsa një pjesë tjetër e rëndësishme është ajo e sistemimit të lumit Lana e cila prej vitesh ka qenë një shqetësim i madh për banorët e kësaj zone.

“Është shumë e rëndësishme që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrugë për automjetet por kjo është një zonë që rikualifikohet e gjitha. Kemi sistemimin e shtratit të Lanës, krijohet një pjesë për këmbësorët, pra trotuaret janë një pjesë e rëndësishme e projektit dhe kjo nuk është thjesht një rrugë për t’u aksesuar nga automjetet por do jetë një pikë ku të gjithë banorët e zonës po dhe banorë nga zona të tjera mund ta aksesojnë”, u shpreh Balluku.

Sa i takon shpronësimeve në këtë zonë por edhe në zona të tjera të cilat preken nga projekte të ndryshme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se brenda muajit tetor qeveria pritet t’i jap zgjidhje afatgjatë këtij shqetësimi.

“Besoj që brenda muajit tetor do t’i jepet një zgjidhje e mirëfilltë të gjitha proceseve të shpronësimeve që ne kemi dhe atyre që do të vijnë pasi siç e dimë, të gjitha projektet e reja që ne hapim kanë gjithmonë një pjesë të madhe dhe të rëndësishme që ka të bëjë me shpronësimet si nga ana e buxhetit ashtu edhe nga ana e procedurave legale që krijojnë vonesa. Por ne tashmë kemi nisur një proces brenda qeverisë me disa nga aktorët dhe ministritë e përfshira për t’a zgjidhur këtë problem një herë e mirë dhe afatgjatë, kështu që kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ministrja balluku.

Në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës projekti parashikon hapësira të gjelbërta për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës si dhe ndërtimin e 5 vepra të artit.