Një meksikan dhe një amerikan ecën mbi një litar në disa dhjetëra metra lartësi duke kaluar kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara për të sfiduar politikën.Më 25 janar të këtij viti, ndërsa qeveria amerikane ishte bllokuar për shkak të debatit për ndërtimin e murit nga ana e Presidentit Trump, Corbin Kunst dhe Jamie Maruffo kaluan mbi lumin Rio Grande që ndan edhe dy shtetet për një distancë rreth 91 metra, në një lartësi mbi 152 metra.
“Donim të promovonim bashkëpunimin”, tha Kunst për CNN. “Duam që bashkëpunimi dhe besimi të triumfojnë në të gjithë botën, sidomos mes fqinjëve”. Aventurë e dy skuadrave, amerikane dhe meksikane, është përjetësuar në një film me metrazh të shkurtër, të quajtur “Vija imagjinare”, që do të transmetohet pikërisht sot, më 25 gusht, në SHBA dhe Meksikë.