Një përplasje në ajër ka ndodhur midis një helikopteri dhe një aeroplani të vogël në ishullin spanjoll të Majorca si pasojë e të cilës humbën jetën të paktën shtatë persona këtë të Diel, thanë autoritetet.
Viktimat përfshinin tre të rritur dhe dy fëmijë në helikopter dhe dy burra në aeroplan, raportojnë mediat e huaja.
Mediat lokale raportuan se helikopteri ishte në një turne. Një nga viktimat e helikopterit ishte italian, tha agjencia private e lajmeve spanjolle Europa Press.
Një pjesë e mbeturinave nga avionët u ulën pranë shtëpive në një zonë rurale.
Autoritetet kanë hapur një hetim për atë që ndodhi.
Kryeministri i përkohshëm i Spanjës, Pedro Sanchez, u dërgoi ngushëllime në Twitter familjeve të viktimave dhe shprehu trishtim për “aksidentin tragjik”.