Dy shtetas rusë janë arrestuar ditën e sotem nga policia e Sarandës pasi akuzohen për kontrabandë nafte.
Mësohet se Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi., janë vënë në pranga pasi një ditë më parë kishin transportuar në jahtin e tyre 1477 litra naftë kontrabandë. Dy rusët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar naftën me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”.
Ata u janë shmangur detyrimeve ligjore doganore por më pas janë zbuluar dhe janë vënë në pranga.