Ditën e sotme, në Hamallaj të Durrësit është gjetur nga pushuesit një delfin i ngordhur. Delfini po pluskonte në breg të detit.Por mesa duket, delfini duhet të ketë disa ditë që ka ngordhur dhe rrymat detare e kanë nxjerrë atë në breg. Ende nuk dihet nëse delfini ka ngordhur në mënyre natyrale apo nga gjuetia e paligjshme.