osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kapja e reformës, SHBA-BE nxjerrin blof presidentin, çdo akt ligjor dhe rregullore në sistemin e drejtësisë të hartuara nga EURALIUS e OPDAT

Kapja e reformës, SHBA-BE nxjerrin blof presidentin, çdo akt ligjor dhe rregullore në sistemin e drejtësisë të hartuara nga EURALIUS e OPDAT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit Ilir Meta se reforma në drejtësi është kapur. Kanë qenë jo të pakët emrat që kanë folur publikisht, ndërsa gazeta ka siguruar shifrat që reforma në drejtësi mbikëqyret nga ndërkombëtarët. Kështu, në raportin e siguruar nga gazeta, në 6 mujorin e parë të 2019 EURALIUS ka mbështetur institucionet shqiptare me hartimin e 2 ligjeve dhe 31 akte nënligjore.

Ndërsa ka mundësuar 17 komente, 33 raporte ekspertize dhe 20 opinione ligjore, sikurse edhe ka dhënë kontribut me 57 punime, 13 sesione trajnimi dhe 12 aktivitetet me 294 pjesëmarrës. Po ashtu, në raport thuhet se EURALIUS ka asistuar Ministrinë e Drejtësisë jo vetëm në përfundimin e ligjeve që janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi si p.sh. ndryshimet në ligjin për Statusin dhe Ligjin për qeverisjen Gjyqësore, por edhe në hartimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjikë. Konkretisht, EURALIUS ka kontribuar në hartimin e Strategjisë së Edukimit Ligjor dhe ngritjen e Mekanizmit të Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë. Në planin e ardhshëm 6 mujor ekspertiza e EURALIUS për Ministrinë e Drejtësisë do të përqendrohet në fuqizimin e departamentit të Kodifikimit, përmirësimin e shërbimeve ligjore dhe trajnim e ekspertëve për Direktivat e Kapitullit 23. Ndërkohë, në raport thuhet se Përfitues të tjerë të ekspertizës së EURALIUS janë edhe KLP, KLGJ, KED, prokuroria dhe gjykatat, Shkolla e Magjistraturës si edhe profesionet e lira. Pra, kjo tregon se rrethi i gjerë i aktorëve në sistemin e drejtësisë që përfitojnë nga ekspertiza e EURALIUS është tregues për punën voluminoze të këtij projekti dhe dedikimin e ekspertëve të tij. Pra, ky raport tregon qartë se çdo akt ligjor, udhëzim dhe urdhër i KLGJ, KLP, KED, KPA dhe KPK është hartuar nga EURALIUS dhe OPDAT, duke nxjerrë kështu blof Presidentin Meta, i cili pretendon se ndërkombëtarët i kanë kthyer shpinën reformës dhe e kanë lënë atë në duart e kryeministrit Rama.

Çdo udhëzim ka marrë bekimin e OPDAT, përveç, misionit EURALIUS një ndihmë të madhe reformës në drejtësi po i jep edhe OPDAT, organizatë kjo që i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, sa i takon punës gjatë vitit 2018, thuhet se OPDAT ka asistuar dhe kontribuar në hartimin e shumë udhëzimeve të marra apo nxjerra nga institucioni i akuzës. “Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me OPDAT-in, më datë 10 korrik 2018 ka organizuar një takim pune me gjithë drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm me qëllim diskutimin teorik të këtyre instituteve dhe nxitjen e prokurorëve për një aplikim sa më të gjerë të tyre. Në këtë kuadër aplikimi i instituteve të reja siç janë: urdhri penal dhe marrëveshja e fajësisë, si dhe i gjykimeve të drejtpërdrejta synojnë rritjen e shpejtësisë dhe uljen e kostos së procesit penal”, thuhet në raport. Po ashtu, në raport thuhet se OPDAT ka asistuar prokurorinë, sa i takon disa udhëzimeve të nxjerra nga ky institucion, për të miturit që kanë rënë pre e abuzimeve apo viktima. “Prokurori i Përgjithshëm në datë 26.10.2018, ka miratuar udhëzimin e përgjithshëm nr.5/2018 për garantimin e asistencës të miturve viktima dhe dëshmitarë të veprave penale. Udhëzimi, i hartuar me asistencën e OPDAT, shoqërohet edhe nga disa shtojca që janë modele të unifikuara aktesh të nevojshme në zbatim të udhëzimit dhe punës së prokurorëve dhe/ose oficerëve të Policisë Gjyqësore. Po, kështu u miratua edhe një broshurë informative për viktimat e krimit, që u shpërnda në prokuroritë e shkallës së parë”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, kjo tregon se edhe çdo akt ligjor dhe rregullore në sistemin e drejtësisë është hartuar nga OPDAT, duke nxjerrë kështu blof Presidentin Ilir Meta. /Rigels Seliman