Ata që kanë lindur në vitet e 70-ta e dinë më së miri se sa i shpeshtë ishte emri Merita, që konsiderohet të jetë emri më i popullarizuar për ato vite, shkruan KultPlus. Pothuajse cdo lagje, klasë, shkollë kishte nga vajzë të pagëzuar me emrin Meritë, e shumë shpesh ka ndodhë që të jenë edhe më shumë.
Në vitet e 70-ta, ishte një lëvizje më e theksuar në pagëzimin e fëmijëve me emra shqip, duke përfshirë edhe emrin Merita, por edhe emra të tjerë, po pa përjashtuar edhe emrat e qyteteve të Shqipërisë.
Ndërkohë, për emrin Merita po në vitet e 70-ta ishte krijuar edhe në këngë, kënge kjo e cila ishte sjellë nga AVI “Ilirët” e titulluar po me emrin “Merita”.