osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“NJË HERO I KOHËS SONË”! Vajzat e reja hungareze ”binin brenda” me shikim të parë

“NJË HERO I KOHËS SONË”! Vajzat e reja hungareze ”binin brenda” me shikim të parë

Ahmet Bej Zogu: Ministër i Brendshëm më 1920; Kryeministër në njëzet e shtatë vjeç-dhjetor 1922, mars 1924 rekord-gjatësie në pushtet, në një vend të karakterizuar nga një paqëndrueshmëri e madhe politike; president Republikës së Shqipërisë më 1925 e më pas, më 1928, kurorëzohet mbret me emrin Zogu I: ky është njeriu me personalitetin ngashnjyes dhe të ndërlikuar, me të cilin po bëhet gati të takohet Geraldinë Apponyi-ja në atë fundviti 1937.

Nëse disa u nxituan e panë tek ai një aventurier, madje, sipas terminologjisë marksiste në fuqi nga viti 1945-deri 1989, një tradhtar të vendit, ndershmëria intelektuale kërkon një gjykim më të nuancuar. Përpara se të merrte titullin e mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu, lindur më 8 tetor 1895 në kullën e Burgajetit, është një i ri, shef fisi në zonën e Matit. Qysh prej shekullit XV, fisi i tij ka një vijimësi të pandërprerë zotërinjsh lokalë, të cilët, edhe, pse të konvertuar në islam, janë shquar në krye të shumë revoltave kundër pushtuesit turk. Nëse ngjitja e Ahmet Zogut, quhet e palëkundshme, duhet vënë në dukje se, në të vërtetë, ajo ka edhe një aspekt aventuresk, jo vetëm në kuptimin e keq të fjalës. Para së gjithash, të bësh politikë në një vend ku banorët kanë zakonin që t’i rregullojnë mosmarrëveshjet me pushkë dhe jo nëpërmjet rrugëve të tërthorta të debateve parlamentare, pashmangshmërisht të shpie që të ndërmarrësh rreziqe dhe të kërkosh rastësitë e fatit. Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve më 1920-ën, por nëse u arrit njohja si shtet, mbetet sfida e krijimit të njështetit modern. Në këtë vepër titanike, ky burrë ambicioz nga Mati, do të ndeshet me rrethanat më të vështira ndërkombëtare të periudhës mes dy luftrave botërore.

Është thënë dhe është shkruar shumë mbi mbretin e shqiptarëve, nga shpifjet me dashakeqe e deri te lavdet më të tepruara, çka provon që ky personalitet i fortë nuk linte kënd mospërfillës. Dy vëzhgues të asaj kohe, francezi Albert Mousset në librin e tij të njohur Shqipëria përballë Europës dhe britaniku Joseph Swire në rrëfimet e tyre të udhëtimit, kanë skicuar secili nga një portret të Zogut, që përputhen me njeri-tjetrin e që janë relativisht objektivë, ku nuk mungojne kritikat, por ku dalin në pah edhe cilësitë e pakundërshtueshme të burrit shtetit.

Përpara se të shkëlqente në politikë, Ahmet Zogu ishte kalitur qysh në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare si prijës nëpër luftra dhe kishte bërë emër si patriot. Shumë herët, i riu ndërgjegjësohet për rreziqet që kërcënojnë vendin e tij, i shndërruar në fushë beteje nga ndërluftuesit e Luftës së Parë. Në vitin 1912, ai mbron krahinën e vet me trimëri, nga orvatjet për depërtim nga ana e serbëve. I bindur se monarkia, për momentin, është mjeti i vetëm për të bashkuar popullin shqiptar dhe për t’i dhënë, më në fund, pas kaq shekujsh luftrash fisnore, institucione të qëndrueshme, Zogu mbështet princ Vidin. Me besnikëri, por pa entuzizëm. Mes atyre të dyve krijohet një vlerësim i ndërsjelltë: për heroizmin e luftëtarit trim shqiptar nga ana e njerit dhe për fisnikërinë e shpenguar të princit gjerman, nga ana e tjetrit. Në vitin 1915, njerëzit e Ahmet Zogu kontrollojnë tërësisht Matin. Fama e kryetarit të fisit është e tillë që austro-hungarezët dërgojnë tek ai princin e Windinschgraetz. Sipas këtij të fundit, Zogu kishte luajtur një lojë të dyfishtë gjatë luftës mes austriakëve dhe serbëve, duke u treguar, sipas Mousset-së “nga fillimi deri në fund shqiptar i pandryshueshëm”. Nëse austriakët morën nga matjani premtimin, që ai të vihet në krye të një kontingjenti vullentarësh, të gatshëm për të luftuar përbri tyre, shumë shpejt filluan të mos kenë besim te ky patriot, oportunizmi i të cilit ushtrohet gjithnjë në dobi të Shqipërisë. Kështu, ai do të “mbahet” në Vienë, në një lloj mërgimi të artë për dy vjet, deri në fund të luftimeve.

Ai qëndrim i detyruar në kryqytetin e Perandorisë habsburgase, do të ushtrojë një ndikim vendimtar mbi Ahmet Zogun. Deri atëherë, ai kishte marrë një arsimim oriental. I vetmi vend i huaj që njihte, ishte Turqia, ku kishte kryer studimet në liceun Galatasarai, në Stamboll. Në Austri pati mundësinë të shihte hendekun e madh që e ndante këtë vend të rafinuar, perandorinë e Habsburgëve-ndonëse të pasigurtë-me Shqipërinë. Atje mësoi gjermanishten. Thonë se kishte patur nderin e një takimi me Fanc Jozefin plak dhe kishte marrë pjesë gojëhapur nga habia, në ceremoninë e kurorëzimit të Karlit I.

Në kryeqytetin austriak nuk mungonin kënaqësitë për një djalë të ri. Zogu, të cilit i pëlqen muzika, shkon në Opera ose nëpër koncerte të orkestrës sinfonike, thuajse çdo mbrëmje. Me paraqitjen e bukur fizike dhe me uniformën e kolonelit të ushtrisë perandorake-një gradë që e kishte marrë në moshën njëzet e një vjeçare- ai korr fitore të shumta. Pa dyshim, gjatë atyre dy viteve mërgimi, ai vetëdijësohet për ndikimin që ushtron te të tjerët: autoritet ndaj burrave, magjepsje të parezistueshme ndaj grave. Një magjepsje, e cila mbeti e pandryshuar deri në 1937-ën dhe për shkak të së cilës, vajzat e reja hungareze, të ftuara në oborrin e Tiranës,”binin brenda”.

Me nënshkrimin e armëpushimit të vitit 1918, Zogu mund të khehet më në fund në Shqipëri, ku qeveria e përkohshme i beson komandën e ushtrisë.Ministër i Brendshëm në qeverinë Delvina, ai është i gatshëm të dërgojë trupa për të pushtuar Shkodrën, për t’iu dalë serbëve përpara, çka bën t’i japin titullin e guvernatorit të qytetit. Oreksi për pushtet dhe shkathtësia e ministrit të ri, i cili dëshiron t’i japë Shqipërisë, një fizionomi europiane, i frikëson shpejt anëtarët e Këshillit regjent. Ata pëlqejnë më mirë konservatorin Vrioni për postin e Kryeministrit. Përgjatë disa muajve, Zogu, largohet nga jeta publike. Një vonesë e shkurtër në një rrugëtim shkremptiar. Sido që të luheshin kartrat, ai mbetet një prej të paktëve – në mos i vemi – që zotëronte sa duhet forcë dhe karizmë, për t’iu detyruar anarkisë, që mbizotëronte në Shqipëri.

Intriganti Esat Pashai, të cilin mund ta kishte rival për pushtetin, ishte zhdukur. Ishte vrarë në qershor të 1920-ës përpara Hotel Continental-it në Paris, ku ishte strehuar, largimit me ngut nga Durrësi. Vrasësi, Avni Rustemi, motivi i të cilit mbetet i errët, nuk u hetua nga autoritetet francize. Për mungesë vendesh në hotel, ai e ndan dhomën në hotel International në Tiranë, me shkrimtarin udhëtar Joseph Swire, më 1924. “Ishte nje burrë shtatvogël, i zbehtë, me një xhaketë të holluar”, kujton Swire-i, të cilit i pëlqen shoqëria e tij. Rustemi është i sigurtë që vrasja e tij, sipas zakoneve të gjakmarrjes shqiptare nuk do të vonojë. “Kështu, gjashtë javë më pas, një nga anëtarët e familjes së Esatit, e qëlloi”, komenton shkurtimisht udhëtari britanik, i cili do ta hasë disa herë më pas vrasësin, që mbante një çadër të parrezikshme në dorë! Me zhdukjen e Esat Pashait, mbeten Vrioni, Vangjeli, Prishtina, Ypi… Njerëz, pak a shumë të aftë, por figura tepër të zbehta përpara Zogut, më energjik dhe më finok.

Në qershor 1921, Zogu shuan nje orvatje për ndarje të Mirditës, në të cilën kishte gisht Jugosllavia, madje negocion me rebelët, duke u marrë fjalën se e pranojnë pushtetin qendror. Diçka e paparë në Shqipëri. Tani për tani Ahmet Zogu mund të mbështetet tek përkrahja e pathyeshme e tre mijë matianëve dhe te trupat e Tiranës. Në Parlament, ai ka mbështetjen e Partisë popullore, një arritje e shkëlqyer, po të kihet parasysh përbërja e larmishme e demokratëve dhe feudalëve. Atje vendosmëria e tij del sërish mbi mungesën e homogjenitetit të partisë qeverisëse. Në dhjetor 1921, Zogu rikthehet në postin e ministrit të brendshëm në qeverinë Ypi, të cilën ky i fundit drejton më tepër si emër se sa konkretisht. Në dhjetor 1922, më në fund ngjitet në postin e kryeministrit.

Që atëherë, Ahmet Zogu do të përplaset me një konglomerat të paçmpleksshëm kundërshtarësh: konservatorë qëndrestarë ndaj çdo ndryshimi politik apo shoqëror, çifligarë që pengojnë reformën agrare, kryengritje periodike fisesh, ndonjëherë të nxitur nga ndikime të huaja. Përballë kundërshtive, personaliteti i tij forcohet edhe më shumë. Albert Mousett-ja, e përshkruan si “autoritar, punëtor të palodhur, tepër ambicioz”, njeri që bën ç’të jetë e mundur vetëm që “të ruajë me çdo kusht pushtetin. (…) Me ide demokratike, ai urren demagogjinë dhe kërkon rendin dhe përparimin. Synon të luajë për vendin e tij rolin historik të Mustafa Qemalit në Turqi “. Kthehemi sërish te portreti. Autoriteti, i shërben Zogut edhe për të mirën e vet, pasi në atë vend mund të respektohet vetëm një njeri me grusht të fortë. Vilhelm Vidi e kishte pësuar paq një herë. Zogu është edhe ambicioz. Me një ambicie të pashuar, thonë vlerëmohuesit e tij. Në përputhje me aftësitë, ua kthejnë partizanët e Zogut.

Por, nuk mjafton vetëm shija e pushtetit për të shtjelluar rrugëtimin e Ahmet Zogut. Përndryshe, si mund të shpjegohet karakteri i vullnetshem i veprimeve të tij, të cilat në mënyrë të pandërperë prireshin për të ndryshuar rrënjësisht fizionominë vendit të tij? Të shndërronin një shoqëri patriarkale në një shoqëri moderne, të hapur ndaj përparimit. Të zëvendësonin një organizim tradicional fisnor me një ndarje administrative të tipit perëndimor. Shkurt, të krijonin të gjitha pjesët e një shteti dhe të ngjallnin ngritjen e ndërgjegjjes kombëtare. Për të kryer si duhet këtë, duhet që Zogu të kishte pikërisht atë temperament të fortë, që ia përshkruajnë bashkëkohësit e tij.

Çarmatosja e popullatës, lufta kundër banditizmit dhe gjeve të gjakut, përmirësimi i infrastrukturës, ngritja e spitaleve dhe e shkollave, pagimi i taksave nga të gjithë qytetarët, kjo është detyra që ka përpara vetes kryeministri i ri i Shqipërisë. Kundërshtarët e tij, të cilët nuk shkëlqejnë për shpirt iniciative, e akuzojnë se mjaftohet vetëm me një llustër perëndimore.

Fundi i vitit 1923, është i rrëmujshëm. Zgjedhjet e nëntorit, mbajta e të cilave lë për të dëshiruar përsa i përket kritereve demokratike, por që kanë meritën që ekzistojnë në një vend ku thuajse e tërë popullata është analfabete, nuk nxjerrin një shumicë të qartë. Zogu, është i detyruar të bashkëqeverisë me bejlerët myslimanë dhe me konservatorët. I shpëton një atentati, duke shkuar për në Parlament, thjesht për mungesë saktësie nga ana e vrasësit. Pasi e kap vetë këtë të fundit, ishte mbyllur në banjë, Zogu mban një fjalim të rreptë Tanimë, sigurisht që ka të drejtë të ecë serbes. I ndërgjegjshëm për hapësirën e paktë për manovrim dhe padyshim i lodhur nga kjo atmosferë komplotesh të përjetshme, jep dorëheqjen duke ia lënë postin e kryeministrit Vërlacit, vjehrrit të tij të ardhshëm. Ahmet Zogu është fejuar me vajzën e këtij çifligari të pasur dhe me ndikim, pa e takuar kurrë nusen. Fejesa është bërë sipas zakoneve në fuqi të kohës, por që politikani i ri do tregohej tepër i kujdesshëm – apo druhej?- për ta prishur një muaj më pas, çka do t’i kushtonte urrejtjen e fortë të familjes së poshtëruar.

Një muaj më pas, kur dy turistë ranë viktimë e një pusie – padyshim një gabim për hakmarrje të tepruar nga banorët vendas, Zogu ishte i vetmi që ishte në gjendje të vinte rendin, duke marrë edhe pushtet diktatorial. Dredhi, denoncon opozita, lëvizjet kryengritëse të së cilës e detyrojnë Zogun dhe partizanët e tij të tërhiqen në Jugosllavi. Rruga tashmë është e hapur për një tjetër figurë të Shqipërisë modern, për Fan Nolin, i cili në qershor të vitit 1924 bëhet kryeministër. Imzot Noli, njëkohësisht njeri i Kishës dhe i letrave, ishte në krye të një komuniteti shqiptarësh ortodoksë në Boston. Në mungesë të një shugurimi kanonik zyrtar, komuniteti i ti ngriti deri në rangun e një peshkopi. Ndonëse ishte zgjedhur nga bashkëpatriotët e tij në Shtetet e Bashkuara në Asamblenë Kushtetuese, ai kishte një këndvështrim disi të largët për politikën shqiptare, për shkak të mërgimit të gjatë. Autor poemash dhe pjesësh teatrale, ai ishte dalluar po ashtu edhe si përkthyes i jashtëzakonshëm i Servantesit, Shekspirit, Ibsenit. Shkurt, me pamjen e jashtme prej prifti, Noli përbën më tepër një intelektual mistik, sesa një burrë shteti pragmatik. Megjithëse programi i tij u shpall si “europian” e që synonte fuqizimin e parlamentarizmit, demokracisë, luftën kundër feudalizmit dhe zbatimin e reformës agrare – ky koncept i fundit u zbatua kryesisht në sekuestrimin e pasurisë së Ahmet Zogut – imzot Noli e ka të vështirë të afrojë popullin me idealet e tij, vërtet fisnike, por abstrakte për shqiptarin e mesëm.

Duke dyshuar se është i prirur ndaj interesave italiane, jugosllavët nuk kanë besim tek ai dhe i ofrojne Zogut mbështetje logjistike. Më pas, Noli merr nismën që të negociojë me sovjetikët hapjen e një legate ruse në Tiranë, hap ky, i cili alarmon Fuqitë e Mëdha, pasi Rusia bolshevike, qysh prej vitit 1917, perceptohet si murtajë. Legata mbyllet pas pesëmbëdhjetë ditësh. Në politikën e brendshme, Fan Noli nuk ka më tepër fat. Riorganizimi administrativ i nisur nga Zogu, ndërpritet dhe kryeministri i ri, duke harruar parimet e priftërimit, nuk mendon tjetër gjë përveçse, të lajë hesapet me kundërshtarët politikë. Lirizmat e bukura për dobitë e regjimit parlamentar avullojnë me shpejtësi. Në dhjetor 1924, partizanët e Zogut, të mbështetur nga Jugosllavët dhe nga mercenarë të armatës ruse të Wrangel-it, marshojnë mbi Shkodër dhe Vlorë, duke rrethuar Tiranën. Noli mezi arrin të strehohet në Durrës, prej nga ku niset drejt brigjeve italiane.

“Triumfi i legalitetit”. Kështu e quajnë partizanët e Ahmet Zogut kthimin në pushtet të prijësit të tyre, duke e vënë theksin te karakteri jokushtetues, sipas tyre, i krijimit të qeverisë Noli. Në janar 1925, një Asamble Kushtetuese miraton krijimin e një regjimi republikan dhe e zgjedh Zogun president. Ky president, i zgjedhur për shtatë vjet nga Parlamenti, është edhe komandant i ushtrisë dhe mban në dorë pushtetet kryesore të vendit. “Diktaturë republikane”, shkruan Albert Mousset- ja në vitin 1930. Regjim autoritar, i thonë sot. Në rast se do të gjykohej, sipas të njëjtave kritere si edhe Mustafa Qemali ne Turqi, mund të përkufizohej si regjim njëherazi konservator dhe përparimtar në një vend me shumicë myslimane dhe pa tradita parlamentare.Regjim i personalizuar, i cili paraqet përparësinë e ruajtjes së ngjizjes kombëtare me rrezikun që gjithçka varej nga karizma e një udhëheqësi.

”Politikën e Zogut, (kryesisht atë të jashtme, mund ta gjykojmë ndryshe), shkruan Mousset-ja. Megjithatë, duhet pranuar që ai ka qenë frymëzuesi i Shqipërisë moderne.” Për aftësitë e tij si burrë shteti mund të përdoren terma më lavdërues, ndërkohë që, përsa i takon mjeteve të përdorura për të arritur qëllimet e tij, mund të ekzistojnë rezerva. Në fillimet e tij. Ahmet Zogu ishte një kundërshtar i thekur i ndikimit italian, por kjo vijë politike shënoi një tkurrje të ndjeshme, duke filluar nga viti 1925. Për të përfituar burimet financiare dhe materiale të nevojshme për zhvillimin e Shqipërisë, Zogu ka nevojë të padiskutueshme për ndihmë nga jashtë. Përkrahjen e Jugosllavisë e ka të siguruar, por nuk i duket me interes, në mos edhe e rrezikshme, sepse të dy shtetet ndahen nga një kufi i përbashkët. Aleanca me Italinë, edhe pse jo pa rreziqe, paraqet më tepër përparësi. Ky vend, gjendet më larg gjeografikisht dhe para së gjithash, perspektivat ekonomike janë më tërheqëse. Ky opinion diplomatik e shpie në nënshkrimin e një pakti në Tiranë më 27 nëntor 1926, të quajtur “traktati i miqësisë dhe i sigurisë”, i pasuar nga traktati i aleancës mbrojtëse më 22 nëntor 1927. Ky është një orientim jo pa rreziqe për sovranitetin e Shqipërisë, por Zogu është i vendosur të ndërmarrë rrugën e përparimit për vendin e tij. Nga ana tjetër, për të forcuar pushtetin e vet, të rrezikuar vazhdimisht nga revoltat lokale, herë spontrane e herë të kurdisura, ai vlerëson se nuk ka zgjedhje tjetër, përveç se të pranojë mbështetjen e Italisë.

Më 1928-ën hapet një etapë e re, me zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, e cila në shtator miraton Kushtetutën, që e shndërron Shqipërinë në “mbretëri demokratike parlamentar dhe të trashëgueshme:” Zogu bëhet Zogu I dhe merr titullin “mbret i shqiptarëve”. Edhe këtu, sërish një dozë e hollë shkathtësie dhe parashikim i ngjarjeve. Si mbret, Zogu i vendoset sipër rivalëve të tij, të cilët italianët mund t’i mbështesin në çdo moment. Njëkohësisht, ky titull, i jep atij imunitet të mjaftueshëm që, në rast dështimi, t’i bëjë bisht ndikimit të mbrojtësit të tij të fuqishëm. Miqësi dhe mosbesim. Ky është ekuilibri delikat që Zogu i ruan prej dhjetë vitesh, kur Geraldina mbërrin në Tiranë./Konica.al

Marrë nga “Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve” – Josephine Dedet