Veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar kreu ndalesën e dytë në vendin tonë në portin e Durrësit, pas Sarandës. Veliera “Fateh Al Khair 4”, e cila do të jetë e disponueshme të vizitohet nga qytetarët promovon kampionatin botëror të Futbollit, Katar 2022. Në mbërritjen e saj në portin e Durrësit, veliera u prit nga kryetarja e bashkisë, Valbona Sako si dhe një grup deputetësh.
Me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një concert, ku pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në vendin tonë.
Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, do të kenë mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku do të njihen me velierën, si dhe me kulturën detare të Katarit.
Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.