Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tijën duke fjetur poshtë statujës së tij të famshme prej bronzi, ku shkruante me keqardheje – “Si ndryshojnë kohët!”. Arsyeja që e shkroi nuk ishte se ishte plakur, por sepse kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë inaguroi një hotel me statujën e tij përball hotelit, dhe drejtuesit e hotelit i thanë që mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel; gjithmonë do të gjendej një dhomë boshe për të.
Kur ai nuk ishte më Guvernator shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë me argumentin se hoteli ishte i gjithi i rezervuar.
Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tij – donte t’i jepte një mesazh njerëzve: imagjinoni kur isha Guvernator ata më luteshin dhe më lëpiheshin, por tani që s’jam më me post më harruan dhe harruan premtimin e dhënë. Po kohët kanë ndryshuar. Mos i zë asnjeherë besë postit që ke se vjen dita e humb dhe të gjithë ata që të rrinin prapa për interese as do t’ia dinë më për ty.