Presidenti i Republikës Ilir Meta në të gjitha daljet publike, përmbylljen e deklaratës gjithnjë e ka bërë me sulmin ndaj reformës në drejtësi dhe SHBA e BE, që e kanë mbështetur fort atë.
-Lexo edhe:
Basha tregon “dashurinë për amerikanët: Kam lidhje të forta atje, na bashkojnë vlerat dhe lufta kundër krimit
Basha i guximshëm, flet në emër të ambasadorëve: Ndërkombëtarët janë me ne, janë pro zgjedhjeve të parakohshme
Kreu i shtetit acarohet kur përmendet “Drejtësia” dhe ngre tonet ndaj partnerëve tanë, duke i akuzuar ata se përmes misioneve të tyre OPDAT e EURALIUS, bënë ligje për goditjen e personave të veçantë.
Nuk është rastësi që lidershipi i LSI në të gjitha deklarimet publike akuzon SHBA-të për shkatërrimin e gjykatave, prokurorisë, si pasojë e kësaj “reforme të dështuar” që ata imponuan.
Madje Meta arrin deri atje sa të thotë se ndërkombëtarët punuan me të gjitha mënyrat që Rama të kapë drejtësinë, ndërkohë që kërcënoi se zot në këtë vend është Presidenti dhe s’pyet njeri.
“Bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, me konkurrencën, me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë”, ka shpërthyer Meta.
Teksa e ndjen veten të diskriminuar dhe të kërcënuar nga ligjet për Reformën në Drejtësi të miratuar në Kuvend, Presidenti fajson për këtë goditje parciale, sipas tij, pikërisht SHBA e BE.
Kundërshtinë e tij e ka shfaqur që në korrik 2016, kur e cilësoi ligjin për Reformën në Drejtësi një masë dhe imponim ndaj Parlamentit shqiptar, posaçërisht për të goditur persona të caktuar.
Një qëndrim i tillë nuk është ndryshuar as sot e kësaj dite, teksa SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë në prag të ngritjes dhe të fillimit të punës për hetimin e “peshqve të mëdhenj”.
Frika nga ndonjë ndjekje penale e mundshme, për shkak të dosjeve të rënda që ka në kurriz, ka bërë që Meta të sulmojë partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar një “mburojë” politike.
Ndërkohë që SHBA asnjëherë s’ka dhënë përgjigje të drejtëpërdrejtë, por vetëm përmes mbështetjes për SPAK e BKH, si dhe eividentimit të rëndësisë së zbatimit të reformës në drejtësi, ku tregohet vendosmëria për t’i shkuar këtij procesi deri në fund.
Tashmë Meta, paralel me sulmin ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, po përpiqet me të gjitha mënyrat që të çojë vendin në përplasje civile dhe gjakderdhje në vjeshtë.
Dekretet e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e caktimin e datës së re më 13 tetor, nga e cila nuk lëviz, janë në funksion të destabilitetit të vendit për të shpëtuar veten nga përballja me drejtësinë e re. Drejtësi të cilën e cilëson si të krijuar enkas për të goditur atë./Pamfleti/