Ish-artistja shqiptare me banim në SHBA, Moza Demiri, bën një krahasim në rrjete sociale mes gazetarit të ndjerë Fatos Baxhaku, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë dhe gazetarit Blendi Fevziu.
I pari, i heshtur në punën e tij, i dyti i fiksuar me dëshmimin e luksit në rrjete sociale.
“Dy modele gazetaresh ne vendin rrumpalle dhe korruptiv.
Nje idealist qe vetem portreti me dhimbje ne shpirt ja thote te gjitha, sa nje liber me vlera per t’u lexuar.
Dhe tjetri, miku i ngushtë i te gjithe mafiozeve qe ju fsheh pislleqet ne vend te uleras dhe t’i denoncoj. Por jo, ai nga pushimet super lluksoze qe dhe amerikanë me pasuri te trasheguar në shekuj i enderrojne, ky zotnia na bën karshilleqe qe askujt nuk i hyjne ne pune.
– I pari do ngelet ne memorie si idealistet klasikë te nje kohe. Ndersa i dyti do harrohet se ka bere gazetari; do kujtohet se si me prapanicëlëpirje fitoi pasurinë por asnjehere njeriun dhe gazetarin misionar” – shkruan Demiri dhe e shoqëron postimin me foton e mëposhtme: