James Arthur është një nga fituesit e edicioneve të kaluara të ‘X Factor’, format në të cilin e kemi parë Rita Orën si pjesë të jurisë. Të dy u përfolën për një lidhje dashurie, edhe pse siç jemi mësuar tashmë, nuk do të kalonte shumë kur Rita të shihej në krahët e një tjetri.
Ka qenë deklarata e fundit e Arthur ajo që ka surprizuar çdokënd, e jo pa arsye. James ka thënë se Rita Ora e ka bërë të varur ndaj seksit, shkruan revista Bordo. Ai ka rrëfyer se ka kaluar netë të paharrueshme me këngëtaren, para braktisjes nga kjo e fundit.
Kërkesa për takim nga ana e Ritës kishte ardhur krejt e papritur për James, i cili asokohe nuk gëzonte aq shumë famë. Ai e ka akuzuar Ritën si shkaktaren e vetme të varësisë së tij ndaj seksit, edhe pse ka pranuar se është i varur nga lëndët narkotike po ashtu.
Sipas The Sun, Arthur ka deklaruar se pas Ritës, ka shkuar me qindra vajza të tjera, ndërsa këtë e sheh si një problem madhor të tij…