Një tërmet me madhësi 3.5 ballë i shkallës Rihter ndodhi rreth orës 12:56 pasditen e të mërkurës në det të hapur të Halkidikisë. Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Athos, ndërsa thellësia ishte në 10 kilometra. Dridhja u ndje si në Halkidiki ashtu edhe në ishujt e Egjeut verilindor, por nuk shkaktoi shqetësim për vendasit.