osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aksioni imagjinar i Shtatorit ndan opozitën e rrugës: Shehi thirrje për t’u rikthyer te protesta…pas rakisë, Duka apel për gjetjen e konsensusit… pas shkërmoqjes

Aksioni imagjinar i Shtatorit ndan opozitën e rrugës: Shehi thirrje për t’u rikthyer te protesta…pas rakisë, Duka apel për gjetjen e konsensusit… pas shkërmoqjes

Opozita duket se është e përçarë kur vjen puna tek plani që ajo ka për të vijuar betejën me qeverinë në shtator. Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se me shtatorin do të kthehen sërish protestat antiqeveritare, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. E teksa nga muaji shtator dhe fillimi normalisht i jetës politike na ndajnë vetëm pak ditë, duket se ideja e Bashës për t’u rikthyer tek tubimet mbështetet vetëm nga disa aleatë.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi deklaroi ditën e djeshme se zgjidhja e vetme është vijimi i protestave. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Shehi u shpreh se nuk ka vend për reflektim a dialog. “Do të rikthehemi tek protestat deri në largimin e kryeministrit. S’ka mënyrë tjetër”, tha Dashamir Shehi.
Reagimi i Agron Dukës: Por në një kohë kur Shehi mbështet planin e Partisë Demokratike për të vijuar me protestat pa hapësira për dialog, nuk ndan të njëjtin mendim aleati tjetër i Bashës, Agron Duka. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste bëri thirrje dje për të gjetur gjuhën e përbashkët. Në një reagim të dhënë për gazetën “SOT”, Duka theksoi se protestat duhet të vazhdojnë vetëm me qëllim që në fund të zgjidhet kriza politike duke arritur marrëveshjen e jo të përshkallëzohet. Ai pret nga qeveria që të bëjë një hap pas dhe t’i hapë rrugë tryezës së dialogut. “Nga momenti që të gjitha akuzat e opozitës janë faktuar, që rendi ligjor ka rënë si pasojë e shkrirjes së të gjitha pushteteve në një dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhte shumë nga konfliktet e hapura, marrëveshja politike është e vetmja zgjidhje. Për të arritur këtë objektiv, pra një pakt kombëtar që të mbyllë ciklicizmin e krizave dhe me shpresë edhe tranzicionin e tejzgjatur, opozita e bashkuar do të vijojë protestat për të ngritur presionin publik kundrejt mazhorancës, e cila është qartësisht përgjegjësja e kësaj krize dhe është ajo që duhet të bëjë një hap pas për të mirën e vendit”, deklaroi Agron Duka.

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka kërkon që për zgjidhjen e krizës të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët. Në vijim të reagimit të tij, ai u shpreh se opozita ka planifikuar që të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit e SHBA-BE, të cilët do t’i informojnë mbi gjendjen në Shqipëri dhe do të kërkojnë që të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund kësaj situate. “Sigurisht, ne nuk do të përqendrohemi vetëm te protestat, por do të kemi edhe një fushatë sensibilizuese me partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të jenë ata që do të ndërmjetësojnë zgjidhjen. Njëkohësisht do të prezantojmë edhe alternativën tonë dhe ekipin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të jenë të parakohshme. Vendi kërkon një zgjidhje të shpejtë, pasi nuk rrezikohet vetëm procesi integrues në BE, por edhe siguria ekonomike dhe sociale. Fatkeqësisht, sikurse edhe ju si media e keni pasqyruar kohët e fundit, Shqipëria është kthyer në një morg të madh, midis aksidenteve dhe vrasjeve, të gjitha simptomë e një klime sociale aspak pozitive. Kjo duhet të marrë fund sa më parë, dhe i bëj thirrje qytetarëve të jenë sa më reagues sepse indiferenca dhe apatia do të kthehen në boomerang, me pasoja të pakthyeshme për gjithsecilin”, tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. /Mimoza Ibra