Dy turiste të huaja që rezultonin të humbura që prej 13 gushtit në Alpet shqiptare, janë gjetur ditën e sotme pranë zonës së Vuthajt.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.
Dy vajzat, Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.
Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mire.