Ish kryeministri Sali Berisha, ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar atij finacuesin e mafias shqiptare. Sipas Berishës bëhet fjalë për George Soros. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se mostra Soros është frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit të Edvin Ramës. Mirëpo Saliu është nën efektet e Sklerozës, sepse Lulzimin e tij dhe një pjesë e bandës së SHQUP janë shkolluar me parat e Soros nën mbikqyrjen etij personale.
Nëse vërtet Sorosi qënka trafikant droge, takimet me Lulzimin si Min. i Brëndshëm dhe me Saliun si kryeministër, paskan patur një qëllim të lartë: Marrveshje për tregtimin e drogës së shtetit të Lazaratit, i krijuar dhe mbushur me drogë si “vendim politik” i Berishës, të cilën e ka pranuar publikisht në të gjitha mediat shqiptare. Por duke qenë se tani Berisha vuan nga “Amnezia Retrograda” (humbje kujtese e herëpashershme) Saliu as që e ka idenë se kush është ish miku i tij Soros, ndaj ja çfarë shkruan për të:
“George Soros, monstra e spekulimit financiar planetar, frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit nga Edvin Kristaq Mafia në Shqipëri”, shkruan Berisha, teksa poston dhe një foto ku shkruan Soror, drejt legalizimit të drogës. /Ekskluzive.al