osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe njëherë me Elonën, për Elonën vetëm 24 orë jetë! “Nëse shteti s’lëviz, del me arkivol!” (Video)

“Ogerta, të lutem më ndihmo ta largoj vajzën sa më parë nga ky vend! Vajza po humbet jetën. Të lutem më ndihmo vajzën”! Këto jan klithmat e nënë së Elonës.

“I bëj thirrje direkt Kryeministrit, i kërkoj të largojë vajzën time…”, janë fjalët e babait.

Prindërit e Elonës 14-vjeçare luten para kamerës me zërin që u dridhet nga hidhërimi dhe thonë se vajza ka më pak se 24 orë jetë ndërkohë qe gjendja e saj po rendohet nga minuta në minutë.
Sot është gdhirë me hemorragji dhe mjekët ngrenë supet duke u thënë se kaq mund të bëjnë dhe se jeta e saj është në rrezik real nëse kalon ky afat kohor.

Vajza duhet urgjentisht të mjekohet jashtë Shqipërisë. Elona vuan nga një sëmundje e lindur, tepër e rrallë në botë që quhet hemangioma kongenitale.
E ëma thotë se një hemorragji e dytë masive në organet e brendshme do të ishte fatale për të.

“Mjekët thonë se këtu do humbasë jetën, këtu nuk e shërojnë dot, madje thonë që nga momenti në moment mund të më lajmërojë se ajo mund të vdesë”.

Drithërues është apeli i tezes se 15-vjeçares.
“Mjekët na thonë Elona do vdesë, bëni maksimumin largojeni nga këtu. Po na plas shpirti, po plasi hemorragji iku Elona. Kemi shtatë ditë këtu numërojmë arkivolë që dalin nga kjo derë. Do numërojmë arkivolin e gocës sonë. Ajo është një gonxhe që po rritet, është gjynah të vdesë. Ju lutem vendosni dorën në zemër. Shpëtoni Elonën”, thotë tezja.

Çështja e 15-vjeçares nga Fushë-Kruja ka kaluar kufijtë. Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e cila ka vuajtur vite më parë nga e njëjta sëmundje e rëndë po bën përpjekjet maksimale që Elona të mund të operohet në të njëjtin spital në Beograd ku vetë ajo gjeti shërim. Vetë gazetarja ndodhet në Beograd për të negociuar me spitalin shtetëror serb pa pritur burokracitë e shumta të Ministrisë se Shëndetësisë Shqiptare.

News24 kontaktoi me profesorin Nenad Ivancevic ne Beograd i cili ka operuar disa vite me parë me të njëjtën sëmundje gazetaren nga Kosova. Ai u shpreh i gatshëm të marrë përsipër operacionin. Ka vetëm një pengesë, pasi ai është mjek për të rriturit jo për fëmijët.

Profesori tha se duhet një ndërhyrje nga pala shqiptare që vajza të shtrohet fillimisht në pediatrinë e Qendrës Mjekësore ne Beograd e me pas gjithçka është e zgjidhur pasi ai do të marrë përsipër operacionin.

Mjeku në Beograd është i vetmi në Evropë që ka realizuar operacionin e parë të këtij lloji duke i shpëtuar jetën gazetares nga Kosova Saranda Hoda.
Nga ana tjetër vetë Ministria e Shëndetësisë justifikohet me faktin se rastin e Elonës ia ka përcjellë ditën e premte spitaleve turke, nga ku pret një përgjigje e cila në rastin më të mirë kërkon një ose dy javë kohe, kohë që vajza nuk e ka pasi jeta e saj mund të shuhet për 24 orë.

Por të afërmit thonë se mjekët u kanë rekomanduar që Elona të transportohet me avion të specializuar pasi gjendja e saj është agravuar.

Avioni i specializuar mjekësor kushton 14. 500 euro. Paratë, prindërit e papunë të 15-vjeçares nuk i kanë. Për të ndihmuar në kurimin e Elonës në klinikën e specializuar jashtë vendit mund të kontribuoni në numrin e llogarisë së hapur nga familja në bankën Credins.
00001248081 në ALL
Al85 2121 1322 0000 0000 01248081