Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15-vjeçare e kontraktuar si skllave seksi nga bankieri amerikan Jeffrey Esptein, i cili u gjet i vrarë në qelinë e burgut fundjavën e kaluar. Në një video të publikuar ekskluzivisht nga “Mail on Sunday”, Princi Andrew shfaqet pas derës së rëndë, teksa përshëndetet përzemërsisht me një brune që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan.
Edhe pse duket tepër i qetë, Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri… Ai shfaqet pas dere më pak se një orë pasi vetë Epstein ishte larguar nga shtëpia së bashku me një vajzë bjonde, e etiketuar nga mediat si “Shtëpia e Horroreve”. Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht pretendimet e një prej viktimave të Epstein, Virginia Roberts, që ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17 vjeç në tri raste, një prej të cilave në këtë banesë. Akuzat e saj u fshinë nga regjistrat e Gjykatës në vitin 2014.Megjithatë, video e publikuar do të rrisë presionin ndaj 59-vjeçarit pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II tregoi mbështetje publike për të birin, duke e lejuar të ulej pranë saj në një dalje publike të dielën e kaluar. Financieri i suksesshëm akuzohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm.