Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndërsa ka komentuar projektin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për bregdetin e Sarandës.
“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangët. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.
Mirëpo gjuha e përdorur prej tij ka çuar në reagimine qytetarëve që e ndjekin në rrjete sociale.
“Petrit Vasili turp të të vijë për fjalorin sikur je në rrugë. Ke qenë dhe ministër ti”, i shkruan një qytetar.
Komentet janë të shumta, madje sipas qytetarëve me të duhet të merret drejtësia.
“Shoku Ilir hajdutit, ku ka gjë më të bukur se lungomare në Vlorë, i ka dhënë jetë qytetit.. O Petro, pse lodhesh kot duke shkruar, ti e di që s’të p…..njeri…..Petraqi i l… është i shqetësuar për Saranden, pasi me nder më thënë dh… shëndetësinë, drejtësinë dhe kudo ku punoj. Tani po na shqetësohet për bregdetin e Sarandës, ky pleh duhet t’i jepet drejtësisë…. e ka nga halli plaku i pështirë, se çfarë ka vjedhur deri më sot, ka për ti dorëzuar, deri në fund të këtij viti, shushunja i LSI -së”.
Janë këto disa nga komentet e qytetarëve.
Kujtojmë se Vasili, pasi Ilir Meta mori postin e Presidentit u zgjodh kryetar i LSI, për t’u larguar nga Monika Kryemadhi pas një sërë dështimesh.