Një e moshuar shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi ka grabitur në një qendër tregtare dhe ka ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve. 60- vjeçarja ka marrë sende në një shumë prej dhjetëra euro në një qendër tregtare dhe është larguar pa paguar. Më pas dy puntorë kanë ndjekur gruan, pasi kanë vënë re dicka të dyshimtë në kamerat e sigurimit.
Gruaja është kundërpërgjigjur ndaj tyre me grushta e shkelma. Sipas medias italiane e moshuara është arrestuar dhe dy personat janë dërguar në spital nga lëndimet e marra. Ajo aktualisht është nën arrest shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.