Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunimin e turistëve spanjollë në jug të vendit nga pronari i një lokali. Rama e quan barbar pronarin e lokalit, ndërsa uron që ai mos i shpëtojë drejtësisë.
Reagimi:
“Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve. Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.
Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë.”