Jo shumëkush e di se filmi ‘Kur xhirohej një film’, është bazuar mbi historinë e vërtetë të jetës së Herion Mustafarajit, ku në qendër të filmit ishte tematika e divorcit, e vështirë dhe pak e rrahur për atë kohë. Heroin Mustafarai ka foluur rreth jetës së tij private, personazhit të ‘Benit’, me të cilin e identifikojnë të gjithë, por edhe rreth detajeve te divorcit të prindërve, i cili u bë skenar i filmit ‘Kur xhirohej një film’. Por si e priti Herioni këtë fakt dhe a mundi ta ndiqte premierën e këtij filmi që në të vërtetë ishte pasqyra e jetës së tij reale’?
Teta Xhano e ka shprehur atë gjithmonë edhe në kujtimet e veta që këtë film e ka frymëzim nga jeta e një aktori, shpesh herë ka thënë edhe emrin tim, por duke mos dashur të më verë në siklet, atë kohë nuk e përmendi që është Herioni, por familjes time sigurisht i mori leje, sepse kishim xhiruar tre filma bashkë me të, dhe ajo më njihte shumë mirë, flinim bashkë në hotel, më mësonte dhe ishte një nënë e dytë për mua, flija tek shtëpia e teta Xhanos, me Dorin, Ilirin, xhaxhi Endrin, isha si djalë i familjes, dhe unë i tregoja gjithë ngjarjet e jetës, çdo gjë që më prekte, babai kur vinte në sheshxhirimi me motor, mamanë time e njihte, dhe ajo gjithashtu vinte në sheshxhirim, e përjetoi dhe Xhano atë emocionin tim dhe tha se kishte shkruar një skenar për jetën e Herionit, dhe pyeti ‘Si mendoni, a mund ta prodhoj?’.
Ato të shtëpisë thanë: ‘Dakord Xhano, patjetër’, ajo ishte zonja më e dashur në shtëpinë tonë. Unë ndjeva krenari të madhe, mendoja sa vetë mund të ishin që është bërë një film për ta, Skënderbeu një, unë dy, s’njoh ndonjë tjetër’, shprehet Herioni me batutë.
‘Më pas doli premiera e filmit në televizor, doli dhe teta Xhano aty, para premierës së filmit ku bëhej një intervistë e vogël me regjisoren e filmit, dhe doli teta Xhano, tha se ku u frymëzua dhe duhej dhënë patjetër një fjali moraliste në fund, dhe ajo tha : ‘Se ky është një problem në shoqëri, (bëhej fjalë për fenomenin e divorcit, pasi prindërit e mi ishin të divorcuar dhe kjo përbënte një temë shumë delikate në atë kohë), dhe unë mendova jetën time në një film, si një fëmijë që nga Askushi bëhet Dikushi, dhe jo se në qendër të filmit ishte problemi i divorcit, dhe intervista e saj u përmbyll me fjalët:
‘Se si këta fëmijë që vijnë nga familje të divorcuara bëhen problem për shoqërinë tonë’, dhe unë ngela para televizorit, edhe mamaja ime ngeli … se kjo ishte pika mbyllëse para se të fillonte filmi, dhe ne ngrimë në një moment, dhe mamaja ime tha ‘Si qenkan problem fëmijët me prindër të divorcuar, po Herioni çfarë problemi është bërë përshembull?’, dhe unë ngela, u mbyll televizori, nuk u pa filmi, unë ika nga dhoma, u mbyta në të qara, duke menduar se çfarë problemi qenkam unë për shoqërinë.
Më erdhi si një grusht i madh. Më vonë u sqaruam me teta Xhanon dhe të tjerët, por në atë moment kjo nuk qëndronte fare si thënie për familjen tonë, dhe nga ajo që kishim llogaritur se do të ngriheshim në kult, na rrëzoi komplet.’
Burimi: Shqiptarja.com