Dje nëpërmjet, një reagimi në rrjetet sociale, ish nënkryetraja e Partisë Demokratike dhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mbajti një qëndrim publik.
Ajo nuk flet shpesh, flet rrallë në rrjetet sociale, flet në momente të caktuara, delikate, duke dhënë një qëndrim krejt ndryshe, nga ai që mban kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Në fakt, Topalli ka qenë e ashpër me Bashën, që ditët e para të tij në krye të PD-së. Nuk e ka mbështetur kurrë atë si kryetar dhe ka qenë e bindur se ishte një person përçarës pa kontribute dhe pa vlera në krye të Partisë Demokratike dhe do ta përdorte këtë të fundit për pazare dhe për përfitime personale, ashtu siç kishte bërë gjatë qeverisjes së PD-së, ku 6 vjet ishte ministër, në tre dikastere apo institucione kryesore, ku u kap me tre skandale, që nga vjedhja në rrugën e Kombit, skandali me ujrat e Greqisë dhe katër të vrarë me 21 Janar 2011, kosto, të Lulzim Bashës, të cilat ia faturuan Partisë Demokratike dhe Qeverisë së Sali Berishës.
Gjithsesi përtej kësaj, Topalli mbajti dje një qëndrim në lidhje me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e zgjedhur, por të pabetuar të socialistëve në Bashkinë e Shkodrës.
Topalli, tha në qëndrimin e saj publik, se Valdrini nuk ishte vetëm i Edi Ramës, por ishte edhe i Lulzim Bashës. Sepse, Basha ka qenë në dijeni të dosjes së Valdrin Pjetrit, por nuk e kishte publikuar më parë, por mbante atë, ashtu sikundër kishte bërë edhe me dosjen 184 në Dibër, të cilën njëherë e aministoi pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017 dhe më pas e hodhi në treg, pasi dogji mandatet e deputetëve dhe u fut në një rrugë pa krye, i shumë kritikuar nga ndërkombëtarët, por pa zgjidhje dhe pa alternativë, njësoj veproj dhe këtë herë.
Lulzim Basha, doli zbuluar, kritikat e Topallit e llahtarisën, e trembën së tepërmi, vërsuli mbi zonjën e hekurt të PD-së, kë mundi, që nga disa sharlartano-gazetare të pavlera, të mediave gjobaxhije dhe pazarxhije të kunatit deri tek militantët dixhitalë me fake profile, që çfarë nuk thanë për zonjën Topalli, a thua se ishte armikja e PD-së.
Fiks me atë çfarë tha Berisha pak kohë më parë, se Topalli ngelet përjetësisht e persekutuar edhe dje në sistemin komunist edhe sot në demokraci.
Dje, nga ata që i burgosnin familjen, sepse i përkiste një familjeje intelektuale dhe tregtarësh, sot nga partia ku kontribuoi për më shumë se 20 vite dhe drejtoi opozitën e parë, atë opozitë të përgjakshme, të një lufte për mbijetesë, të asaj partie të cilën sot e ka marrë Lulzim Basha, familjarët e tij, dhixhitalët, disa palo gazetarë, të hyrë në karrierë me kokë ulur apo me këmbë përpjetë, të cilët çfarë nuk kanë bërë dje kundër Partisë Demokratike. Atë e bëjnë dhe sot, mjafton vetëm që të jenë në listat e paguara nga kunati dhe shajne si te munden ke te munden vetem ti dale Lulit frika dhe makthet.
Gjithsesi, ajo që bie në sy në të gjithë këtë histori është fakti, se Lulzim Basha trembet dhe llahtariset, sa herë dikush e kritikon, sa herë dikush thotë një të vërtetë, sa herë pazaret e tij dalin zbuluar.
Basha nuk e duron dot që t’i përmendin marrëveshjen me Ramën, që t’i thonë se Valdrin Pjetri nuk është vetëm i socialistëve, por është një njeri i sjellë në Partinë Demokratike në vitin 2010 nga ai dhe njerëzit e tij.
Është një njeri, i cili njihet nga njerëzit e afërt të Lulzim Bashës apo edhe vetë ai personalisht. Sot ka në krah ata që e kanë rekomanduar, nëpërmjet tij dhe të tjerëve, Valdrin Pjetrin në PD, për të qenë një drejtor i rëndësishëm për tre vite gjatë qeverisjes së PD-së. Atëherë, askush nuk i tha Valdrin Pjetrit se çfarë dosjeje kishte, por sot kaq pas kaq e kaq kohësh, Luli i nxjerr dosjen e tij, duke e përdorur si alibi, për dështimin e Qershorit, për skandalet e tij. Pra, kërkon të fshihet pas Valdrin Pjetrit, pas dosjes së tij, duke e përdorur atë për një pazar të ri me Edi Ramën.
E kur dikush ia përmend, e ia thotë ashtu skundër bëri zonja Topalli, Luli trembet, Luli llahtariset. Luli ka frikë nga Edi Rama. Por më shumë duket se Luli ka frikë, jo nga Edi Rama, sepse atë e ka ortak, Luli ka makth, Luli trembet natën se në ëndërr i del Jozefina Topalli, i dalin të vërtetat, i dalin kritikët e PD.
Kështu ka ndodhur edhe me Majlinda Bregun, kështu ka ndodhur edhe me Astrit Patozin, kështu ka ndodhur edhe me të gjithë kritikët e tjerë të kësaj partie që sa herë thonin të vërtetën apo i dalin përballë Lulzim Bashës, sulmohen, anatemohen dhe akuzohen nga tufa e rrjetit online dhe gazetaret e paguara të listës së kuantit.
Gjithsesi e vërteta tashmë ka dalë në shesh. Po kritikuat Bashën, kini kujdes, do t’ju sulmojnë në mënyrë të pashembullt. Ai nuk kursen askënd për karrigen e tij. Ai e do karrigen për pazar me Edi Ramën dhe kur dikush i thotë pazari yt ka marrë fund, ai nuk duron dot më, nuk pranon dot, t’i thuash të vërtetën.
Tani s’ka ngelur gjë tjetër veçsë të shohë makthet e radhës. Makthet e radhës të Lulit tonë, i cili pret me padurim pazarin e ri me Edi Ramën, duke e katandisur PD nga forca më e madhe politike në vend, në tepsinë e pazareve të tij me kryeministrin, të cilin ka disa kohë që po i kërkon pazar të ri, po i kërkon më shumë para për veten dhe familjen e tij, ashtu sikundër fitoj në Maj të 2017-ës, ku Partia Demokratike u shit për të paktën 16 milion euro.
Tani pritet vlera e re e pazarit të Lulzim Bashës me Edi Ramën dhe asgjë më shumë se kaq. Le të presim të shohim dhe të shijojmë se si Lulzim Basha do të tradhëtojë sërish demokratët, pasi ai e ka ves. Nuk është se nuk do, ai atë pret, pazarin dhe asgjë tjetër. Nuk mendon për PD dhe demokratët, por për xhepin e tij, për familjen e tij, për pasurimin e tij./CNA.al