Sot në mëngjes ka bërë shumë bujë, postimi i presidentit duke lexuar një libër biografik mbi Esat Pashë Toptanin.
Në shtyp pati shumë komente, por Jari vendosi të qartësojë demokratët:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Presidenti nuk e ka bërë rastësisht atë postim.
Ai është njeri që e mban fjalën.
Kur tha unë jam Avni Rustemi i Shqipërisë, kishte parasysh se do të jetë i gatshëm të vras Esat Pashë Toptanin.
Por për këtë, më parë duhet të studiojë atë.
Për këtë arsye vendosi t’i hyjë leximit me laps në dorë të librit të Esat Pashë Toptanit, për të gjetur gjithë ngjashmëritë që ai mund të ketë me Edi Ramën.
Kjo do ta ndihmonte shumë, në motivimin e tij për aktin e ngjashëm me atë të Avni Rustemit.
Biles aq shumë është thelluar në këtë pikë, sa është trembur dhe Fevzo dhe po shkruan një libër me urgjencë, ku tregon se ai nuk rrjedh nga Toptanët, por nga Karl Topia.
Tani që dhe qendra Toptani u hipotekua, nuk ka më nevojë të jetë Toptanas, pasi mund të rrezikohet nga presidenti.
Në fund të leximit presidenti ka vendosur të thërrasë një konsultë të gjerë dhe të kërkojë lidhjet e Esat Pashë Toptanit me Edi Ramën.
Siç dihet, Esat Pashë Toptani kishte lidhje me mbretin Zog.
Mbreti Zog kishte shofer gjyshin e Edi Ramës.
Më tej do vazhdojnë hetimet dhe mund të provohet tërësisht që Edi Rama rrjedh nga Toptanët dhe Fevzo nga Karl Topia.
Kjo pastaj provon dhe mospërputhjet mes tyre.
Por mbi të gjitha, kjo do të motivojë presidentin të bëjë atë që bëri Avni Rustemi.
Ndaj gjithë ata që përpiqen ta keq-interpretojnë postimin e tij duke lexuar Esat Pashë Toptanin, duhet ta kenë të qartë se ai është duke u përgatitur t’i ngjajë Avniut.
I juaji, Jari!”