Lulzim Basha ka humbur jo vetëm besimin e masës së votuesve shqiptarë, por edhe atë të militantëve të PD-së. Përpos zërave kyç në PD që i kanë dalë publikisht kundër duke theksuar se nuk ka vizion, energji e as strategji për të drejtuar opozitën dhe se e ka bërë PD-në parti partiake të tijën, edhe baza e partisë reagon përditë kundër tij.
Siç duket edhe në statusin e mëposhtëm të një qytetari me Emrin Besnik Kala nga Gramshi, besimi ndaj Bashës nga militantët është zero. Kala, që siç shihet nga fotot e tij në Facebook (që janë publike) është një militant por edhe organizator i PD-së. Në foto profili mban Sali Berishën dhe eshte ithtar i tij. Ka qenë edhe në ‘çadrën e Lirisë” dhe siç duket në foto, ka qenë i pranishëm në çdo organizim të PD-së në krye të tavolinave organizative. Pavarsisht këtyre fakteve, Kala edhe pse është militant i PD dhe i Sali Berishës, Bashën nuk e sheh si kryetar partie.
Militanti Besnik Kala nuk ka më besim të Basha. Ai me anë të një statusi në Facebook ironizon me të kur shkruan se Frangaj duhet t’i japë Bashës një pozicion drejtori në Klan që të përballet me Blushin në TCH, pasi Ramën nuk e mund dot.
Statusi i plotë :
“Thirrje publike!!
Sander Frangaj nese ke mundësi na e sistemo kryetarin te Klani në pozicionin e Drejtorit, që të përballet me Blushin, se Ramen nuk e ha dot.”/LEXO.AL
Fotot e Kalës në oranizimet e PD