osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë!

Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë!

Nga Mero Baze

Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozefina, se sa që ka ikur Valdrini. Partia e cila ka të drejtë të festojë, pasi ka vrarë një kryebashkiak, ende pa marrë detyrën, është në hall, se si të bëjë figurë më të urryer për demokratët Jozefinën, se sa Valdrinin.

Dega e PD në Shkodër e ka akuzuar se ka mbështetur Valdrinin për drejtor në kohë të Berishës, pastaj me radhë, aq shumë akuza, sa vetëm për “Gërdecin”, “Rrugën e Kombit” dhe “21 Janarin” nuk dilte e implikuar.

Pastaj gjithë të zezat e tjera të PD në pushtet i kishte bërë Jozefina. Bile dhe për Çiljetën dhe Greta Koçin, kjo paska qenë sponsore. Kot thonë që nuk i do gratë dhe akoma më kot i paskemi rënë më qafë Flamur Nokës, si sponsor i tyre, pasi e kemi fut në sherr dhe me gruan.

Duket qartë që është një fushatë e orkestruar nga Basha, por është shumë e paqartë përse i duhet armike Jozefina Topalli tani dhe pse do të shpjegojë të gjithë idiotësitë e PD në të shkuarën, me Jozefinën.

Jozefina Topalli shkoi në PD, kur PD i kishte të gjitha dhe vetëm pas gjashtë muajsh, nuk kishte asgjë. Ajo është pjesë e një memorie historike të PD, nga ato që u desh të përballej me një opozitë të egër dhe të identifikohej me një luajalitet shpesh të padurueshëm me Berishën. Kjo e bëri atë figurë politike në PD.

Lulzim Basha ja ndërpreu karrierën me brutalitet, dhe për këtë duhet çmuar si njeri që di të identifikojë rreziqet. Bashkë me të, Basha hoqi çdo politikan të para vitit 2005 dhe një pjesë të atyre të 2005, që i bënin hije.

Pasi i hoqi, pasi u ndërpreu karrierën politike me rregulla antidemokratike, pasi tentoi të bëjë pazar me Edi Ramën më 2017, për të shpëtuar nga efektet e heqjes së tyre dhe pasi e pësoi me 240 mijë vota më pak, nga ky akt, tani rruga më e mirë do ishte t’i merrte me të mirë dhe ndoshta dhe t’i gënjente Jozefinën dhe të ngjashmit e saj.

Demonizimi i Jozefinës në sytë e demokratëve, është qesharak. Akoma më qesharak është identifikimi i gabimeve të PD me Jozefinën. Me këtë kriter na del që Berisha paska qenë një kukull dhe Jozefina kishte gjithë pushtetin.

Jo se fyhet Berisha në këtë rast, por minimumi kur i kërkoni llogari Jozefinës pse ka mbështetur Valdrinin në PD dhe Edi Ramës pse e ka mar Valdrinin dhe e ka ribërë drejtor dhe kryetar bashkie, duhet t’i kërkoni llogari dhe Berishës pse u ka sjellë Jozefinën, që qenka kaq kriminele.

Pale pastaj kur të vijë ora të shani Lulin për këto që bën. Do t’u duhet t’i kërkoni llogari Argitës pse ua solli.